Tajvani paralajmëroi sot se manovrat ushtarake të Kinës nuk janë thjesht stërvitje ushtarake për pushtimin e ishullit të vetë-qeverisur, por ato pasqyrojnë ambiciet e Kinës për të kontrolluar zona të gjera të Paqësorit perëndimor.
Paralajmërimi bëhet ndërsa Tajvani filloi sot manovrat e veta ushtarake për të treguar se është gati të mbrohet nga një sulm i mundshëm kinez.
E zemëruar ga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, që vizitoi Tajvanin ditët e fundit, Kina dërgoi anijet dhe avionët e vet, përtej vijës që ndan të dy palët në ngushticën e Tajvanit. Raketat e lëshuara nga Kina ranë në ujrat pranë Tajvanit.
Manovrat kineze filluan të enjten dhe kanë ndërprerë fluturimet dhe transportin në një prej zonave më të ngarkuara tregëtare në botë.
Megjithë thirrjet për të uljen e tensioneve, Pekini vendosi t’i zgjasë manovrat pa përcaktuar një datë për përfundimin e tyre.