Lidhje

Jeta e një luftëtareje ukrainase


Alisa Kovalenko
Alisa Kovalenko

Që nga fillimi i luftës, shumë ukrainas të njohur janë bashkuar me shokët e tyre më pak të njohur për të mbrojtur vendin kundër agresionit rus. Shërbimi Rus i Zërit të Amerikës bisedoi me regjisoren Alisa Kovalenko për punën dhe luftën e saj në mbrojtje të Ukrainës.

Jeta e një luftëtareje ukrainase
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00

Kur filloi lufta, regjisorja e njohur ukrainase Alisa Kovalenko ishte nisur për në Donbas për të përfunduar xhirimet e projektit të saj të fundit, "Ekspedita 49". Filmi ka të bëjë me fëmijët që jetojnë në vijën e parë të frontit dhe duan me dëshpërim të udhëtojnë – por thjesht nuk munden.

Por lufta e detyroi regjisoren të shtynte xhirimet, kështu që në prill, ajo iu bashkua Forcave të Armatosura të Ukrainës me ndihmën e një të njohuri në ushtri.

"Ai mendoi se doja të filmoja. Por unë i thashë: 'Në fakt, nuk erdha këtu për të filmuar. Erdha për të luftuar"'.

Alisa Kovalenko e dinte mirë se çfarë e priste. Ajo bëri një udhëtim në Ukrainën lindore në vitin 2014, i cili rezultoi në dokumentarin "Alisa në Zonën e Luftës". Gjatë xhirimeve, ajo u mbajt e burgosur për pesë ditë nga separatistët pro-rusë. Ajo kohë e tmerrshme e bëri shumë më të lehtë vendimin e saj për të luftuar.

“Në atë kohë i premtova vetes se nëse do të kishte një luftë në Ukrainë, nuk do ta dokumentoja vetëm përmes kamerës sime por do të luftoja”, thotë regjisorja.

Alisa Kovalenko kujton se ndërsa po xhironte dokumentarin që u nominua për çmime, jo vetëm që përsosi aftësitë e saj si regjisore, por edhe mësoi se si të përdorte armët. Ajo i mësoi të gjitha aftësitë e tjera luftarake në dy muajt e fundit.

“Mëson shumë në vijën e pare të frontit. Shumë djem që kanë shërbyer për tre vjet ose më shumë vijnë aty - dhe sheh frikë në sytë e tyre, ata ndihen të humbur", thotë regjisorja.

Regjisorja Kovalenko po shërben në rajonin e Kharkivit. Djali i saj pesëvjeçar, Theo, është në Francë me babain, gazetarin francez Stephane Siohan dhe nënën e Alisës.

“Ishte e vështirë për Stephane-in, por ai më njeh mirë. Ai e di që nëse e kam vendosur, do të arrij atë që dua. Ishte e vështirë edhe për nënën time”, shpjegon Alisa.

Regjisorja Kovalenko ka vendosur të flasë me djalin e saj për luftën sa më sinqerisht të jetë e mundur, duke u përpjekur të mos i zbukurojë aktivitetet e saj të përditshme.

“Regjistroj një blog të vogël për luftën për Theo-n. I shpjegoj atij se çfarë po ndodh. Gjithmonë telefonoj sa herë që kam mundësi".

Regjisorja Kovalenko thotë se nuk po mendon shumë për kinemanë apo për të bërë dokumentarë këto ditë. Ajo thjesht ëndërron për paqen në Ukrainë kur familja e saj – si miliona të tjerë – do të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi dhe të ndihet e sigurtë.

XS
SM
MD
LG