Lidhje

Të paktën 16 civilë ukrainas të vrarë nga sulmet e fundit ruse


Autoritetet ukrainase në të gjithë vendin po njoftojnë për sulme dhe goditje të reja me raketa ruse që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 16 civilëve.

Njoftimet për viktimat e fundit vijnë pasi ushtria ruse njoftoi të shtunën se po intensifikonte sulmin kundër fqinjit të saj.

Disa nga sulmet ruse u ndërmorën në orët e para të ditës dhe vinin në shënjestër rajone në veri, lindje dhe jug të vendit.

Të paktën tre civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga një sulm i raketave ruse në qytetin verior të Ukrainës, Chuhuiv.

Në të gjithë rajonin lindor të Donetskut, shtatë civilë vdiqën nga sulmet ruse. Megjithatë në rajonin fqinjë të Luhanskut, trupat ukrainase zmbrapsën një sulm rus gjatë natës në një autostradë strategjike lindore.

XS
SM
MD
LG