Lidhje

Kriza e Sri Lankës përmes fotografive

Protestuesit hynë me forcë në zyrat e Kryeministrit Ranil Wichkremesinghe në kryeqytetin e Sri Lankës, Kolombo, disa orë pasi Presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi, i gjendur nën trysninë e protestuesve të zemëruar nga një krizë e rëndë ekonomike që ka përfshirë vendin.

Zoti Rajapaksa dhe gruaja e tij ikën drejt Maldiveve herët në mëngjes me një avion ushtarak, pas katër ditë qëndrimi fshehur, ndërsa protestuesit e zemëruar nga refuzimi i tij për t’u dorëhequr u futën në rezidencën presidenciale dhe zyrën e tij.

Por ikja e presidentit nuk qetësoi protestuesit, të cilët ishin të indinjuar që ai kishte emëruar Kryeministrin Ranil Wickremesinghe, politikani që shihet si aleat i tij i afërt, si president në detyrë.


XS
SM
MD
LG