Lidhje

Londër, protesta para gjykatës kundër deportimit të migrantëve në Ruanda


Londër, protesta para gjykatës kundër deportimit të migrantëve në Ruanda.mp4
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:20 0:00

Gjykatat londineze po shqyrtojnë dy sfida ligjore të minutës së fundit që kërkojnë të bllokojnë vendimin e qeverisë britanike për të dëbuar azilkërkuesit ruandezë. Gjykata e Apelit po shqyrton kërkesën e një koalicioni grupesh dhe mbështetësish të drejtave të njeriut, që kërkojnë të rrëzojnë vendimin e një gjykate më të ulët për dëbimin e migrantëve nga Ruanda, që është planifikuar të fillojë të martën.


Protestuesit e mbledhur pranë gjykatës mbanin në duar pankarta ku thuhej se dëbimet janë shkelje e të drejtave të njeriut, ndërsa brohorisnin në mbështetje të migrantëve.


Britania e Madhe ka bërë një marrëveshje me Ruandën për të kthyer atje disa azilkërkues në këmbim të një pagese fillestare prej 148 milionë dollarësh, si dhe pagesave shtesë bazuar në numrin e personave të dëbuar.


Kryeministri Boris Jonhnson është zotuar se qeveria e tij do t’i shkatërrojë bandat kriminale të trafikimit të njerëzve që rrezikojnë jetët e migrantëve duke kaluar Kanalin e Lamanshit dhe i ushqejnë ata me shpresa të rreme.


Gjykata e Apelit do të dëgjojë të hënën argumente nga dy grupe të të drejtave të njeriut dhe një sindikatë pasi një gjykatës refuzoi kërkesën e tyre për të bllokuar nisjen e avionit të parë me migrantë të caktuar për të martën.


Kryeministri dhe qeveria e tij janë të vendosur të vazhdojnë politikën për deportimin në Ruanda të disa azilkërkuesve, pavarësisht sfidave ligjore dhe kundërshtimeve.


Qeveria konservatore e kryeministrit Boris Johnson njoftoi në prill planet për të kthyer mbrapsht në Ruandë disa migrantë pa dokumenta.

Të dëbuarit, sipas programit, do të detyrohen të aplikojnë për azil në Ruandë dhe jo në Britaninë e Madhe.

XS
SM
MD
LG