Lidhje

Ukraina: Kemi mungesa në armatime


Një zyrtar ukrainas tha se ushtrisë së tyre po i mbarojnë municionet që i nevojiten për luftën e saj kundër forcave ruse. Në rajonin e Mykolaivit, pranë vijës së frontit në jug të vendit, guvernatori rajonal bëri thirrje për ndihmë urgjente ushtarake ndërkombëtare.

Ushtria ruse është më e fuqishme, ka shumë artileri dhe municione. Tani për tani, kjo është një luftë me artileri... dhe ne nuk kemi municione”, tha Vitaliy Kim. “Ndihma e Evropës dhe Amerikës është shumë, shumë e rëndësishme”.

Ukraina është në bisedime me vendet e tjera për sigurimin e më shumë armatimeve. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba shkruante në një postim në Twitter të shtunën se kishte folur me homologun e tij polak, Zbigniew Rau, mbi çështjen e dërgesave të ardhshme në armatime të rënda. Zoti Kuleba tha se të dy diskutuan gjithashtu mbi vendosjen e një raundi tjetër sanksionesh evropiane ndaj Rusisë.

Në fushën e betejës, luftimet e ashpra vazhduan në rajonin e Donbasit, ndërsa ushtria e Ukrainës nisi disa kundërsulme në rajonin Khersonit, në jug të vendit, të pushtuar nga Rusia.

XS
SM
MD
LG