Lidhje

Rusia bombardon shkollat në Ukrainë


Qeveria e Ukrainës thotë se më shumë se 1000 shkolla dhe universitete janë bombarduar, që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt. Shumë nga shkollat përdoreshin si qendra të shpërndarjes së ushqimeve dhe strehimore. Mes tyre ishte edhe një shkollë në rajonin Luhansk që u shkatërrua nga një sulm rus më 7 maj. Rusia mohon të ketë vënë në shënjestër shkollat.

Rusia bombardon shkollat në Ukrainë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Drejtoresha e shkollës nr.21 në Chernihiv, Inna Levchenko, mendoi se po të qëndronte brenda do të ishte e mbrojtur. Por ajo gaboi, sepse shkolla u bombardua.

“Kur arrita të ngrihesha, pashë valën e shkatërrimit”, thotë zonja Levchenko nga një stol parku në kryeqytetin Kiev, ku u kurua për plagët. “Ishte si një skenë filmi. Pastaj u rrëzova dhe gjithçka filloi të shembej”.

Zyrtarët rusë kanë mohuar se kanë vënë në shënjestër infrastrukturën civile. Por zonja Levchenko shtron pyet se si mund të kishte ndodhur sulmi ajror.

“Shkruam me gërma të mëdha fjalën fëmijë nëpër dritaret e shkollës”, thotë ajo me fytyrën e plagosur nga sulmi ajror.

Zonja Levchenko dhe nxënësit e strehuar në bodrum i mbijetuan sulmit. Ajo ka thyer këmbën dhe ka lëndime të tjera.

"Kur hodhën bombën, e panë qartë se ishte një shkollë. Kur përdorën raketëhedhës, ishte e mundur që goditën gabimisht. Por bombardimi i shkollës kishte për synim frikësimin, për t’i tmerruar njerëzit”.

Më shumë se 1000 shkolla dhe kolegje janë goditur nga sulmet ruse, thotë qeveria e Ukrainës.

Është e tmerrshme. Është një nga gjërat më të tmerrshme që mund të imagjinoni të ndodhë në një konflikt”, thotë David Bosco, ekspert për krimet e luftës në Universitetin e Indianës në Bloomington.

Organizatat e shtypit “Associated Press” dhe “FRONTLINE" kanë verifikuar në mënyrë të pavarur të paktën 57 shkolla që janë goditur në një mënyrë që tregon për krime të mundshme lufte.

Në fshatin Gorlovka të Donetskut, të kontrolluar nga Rusia, dy mësues u vranë në ditët e fillimit të luftës. Palët fajësojnë njëra-tjetrën.

Goditja e qëllimshme e një shkolle, apo spitali, që nuk përdoret për qëllime ushtarake, do të ishte krim lufte, thotë eksperti i krimeve të luftës David Bosco. Ai thotë se numri i madh i ndërtesave civile të goditura mund të tregojë një shpërfillje kriminale për jetët e civilëve.

“Kjo sugjeron një model veprimi. Është një element shumë i rëndësishëm i një hetimi për krime lufte, veçanërisht gjatë hetimeve ose ndjekjes penale të zyrtarë të lartë ushtarake ose politike”, thotë zoti Bosco lidhur me situatën në Ukrainë.

“Sa më i fuqishëm të jetë ky model, aq më të forta janë provat se egziston një plan, apo politikë për të goditur këto objekte.”

Ndërsa 70 fëmijët, që zonja Levchenko strehoi në bodrumin e shkollës nr. 21 mbijetuan, nëntë persona vdiqën, përfshirë një nxënës 13-vjeçar. Zyrtarët thonë se 28 nga 35 shkollat e Chernihiv-it janë dëmtuar, disa prej të cilave janë kthyer në gërmadha.

XS
SM
MD
LG