Lidhje

Rusia thotë se do të përgjigjet nëse NATO forcon ushtarakisht Suedinë dhe Finlandën


Gjatë takimit në Moskë të udhëheqësve të Traktatit të Organizatës për Sigurinë Kolektive (Moskë, 16 maj 2022)
Gjatë takimit në Moskë të udhëheqësve të Traktatit të Organizatës për Sigurinë Kolektive (Moskë, 16 maj 2022)

Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të hënën se Rusia do të përgjigjet nëse NATO fillon të forcojë infrastrukturën ushtarake të Suedisë dhe Finlandës, të cilat kanë vendosur t'i bashkohen aleancës ushtarake pas agresionit rus në Ukrainës.

Presidenti Putin ka përmendur vazhdimisht zgjerimin e aleancës së NATO-s drejt lindjes si arsye për konfliktin e Ukrainës.

Duke folur me krerët e një aleance ushtarake të ish-shteteve sovjetike, presidenti rus tha se zgjerimi i NATO-s po përdorej nga Shtetet e Bashkuara në një mënyrë "agresive" për të përkeqësuar situatën e sigurisë globale.

Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën apo Suedinë dhe anëtarësimi i tyre në NATO nuk përbënte asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë, tha ai.

"Por zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në këtë territor sigurisht që do të provokonte përgjigjen tonë," u tha zoti Putin udhëheqësve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, ku bëjnë pjesë Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani.

"Se cila do të jetë përgjigja - do të varet nga kërcënimi që mund të përbëjë për ne," tha presidenti rus në Kremlin. "Problemet po krijohen pa asnjë arsye. Ne do të reagojmë në përputhje me rrethanat."

Rusia ka dhënë pak të dhëna specifike se çfarë do të bëjë si përgjigje ndaj zgjerimit të NATO-s me vendet nordike.

Një nga aleatët më të ngushtë të Putinit, ish-presidenti Dmitry Medvedev, tha muajin e kaluar se Rusia mund të vendosë armë bërthamore dhe raketa hipersonike në enklavën ruse të Kaliningradit nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n.

Para se të fliste presidenti rus, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Perëndimi nuk duhet të ketë iluzione se Moska thjesht do ta pranonte zgjerimin nordik të NATO-s.

XS
SM
MD
LG