Lidhje

10 të vdekur nga një sulm i motivuar nga raca në shtetin e Nju Jorkut


Një 18-vjeçar i bardhë i armatosur qëlloi për vdekje 10 persona dhe plagosi tre të shtunën në një supermarket në një lagje me banorë të shumtë afrikano-amerikanë në pjesën veriore të shtetit të Nju Jorkut, përpara se të dorëzohej pas atij që autoritetet e quajtën një akt të "ekstremizmit të dhunshëm të motivuar nga racizmi”.

Autoritetet thanë se i dyshuari, i cili kishte një armë zjarri dhe dukej se kishte vepruar i vetëm, u nis me makinë në Buffalo nga shtëpia e tij disa orë larg për të bërë sulmin që ai e transmetoi në kohë reale në platformën e mediave sociale Twitch

Njëmbëdhjetë nga 13 personat e goditur me armë zjarri ishin afrikano-amerikanë, thanë zyrtarët. Dy të tjerët ishin të bardhë. Nuk është e qartë përkatësia racore e të vdekurve.

Sipas dokumenteve gjyqësore, i dyshuari quhet Payton Gendron nga Conklin, një qytet me rreth 5000 banorë në shtetin e Nju Jorkut pranë kufirit me Pensilvaninë.

Disa orë pas sulmit mbi të u ngritën akuza për vrasje të shkallës së parë, të cilat parashikojnë një dënim maksimal me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht. Nju Jorku nuk ka dënim me vdekje.

XS
SM
MD
LG