Lidhje

Parada ushtarake e Koresë së Veriut


Planes perform an aerial display during a nighttime military parade to mark the 90th anniversary of the founding of the Korean People's Revolutionary Army in Pyongyang, North Korea, in this undated photo released by North Korea's Korean Central News Agenc
Planes perform an aerial display during a nighttime military parade to mark the 90th anniversary of the founding of the Korean People's Revolutionary Army in Pyongyang, North Korea, in this undated photo released by North Korea's Korean Central News Agenc

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është zotuar të forcojë fuqinë bërthamore të vendit të tij me "shpejtësinë më të madhe të mundshme". Komentet e tij gjatë një parade ushtarake u transmetuan nga televizioni shtetëror i Koresë së Veriut të martën vonë. Korrespondenti Bill Gallo i Zërit të Amerikës njofton nga Seuli, në Korenë e Jugut.

Parada ushtarake e Koresë së Veriut
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:13 0:00

Parada e madhe në qendër të Phenianit ishte demonstrimi i fundit i fuqisë ushtarake të Koresë së Veriut, pas disa provave armësh të rëndësishme.

Në paradë u shfaq raketa balistike më e njohur në vend – Hwasong-17 ICBM, të cilën Koreja e Veriut pretendon se e ka testuar muajin e kaluar.

Në paradë nuk u shfaq praktikisht asnjë raketë e re e rëndësishme.

Por pati një retorikë të ashpër nga Kim Jong Uni. Ai paralajmëroi se çdo vend që tenton konfrontim ushtarak me Korenë e Veriut do të shkatërrohet.

"Misioni bazë i forcës sonë bërthamore është të pengojë luftën, por armët tona bërthamore nuk mund të lidhen vetëm me një mision. Nëse ndonjë forcë përpiqet të shkel interesat themelore të vendit tonë, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të përdorim forcën tonë bërthamore për të kryer papritur misionin e saj të dytë.”

Në dy vitet e fundit Kim ka mbajtur katër parada ushtarake. Shumë analistë thonë se kjo mund të jetë një shenjë se ai përballet me probleme të brendshme gjatë pandemisë dhe po përdor paradat për të forcuar mbështetjen politike.

Por, pavarësisht se sa të vështira bëhen problemet, ka pak gjëra që do ta bindin Kimin të heqë dorë nga armët e tij bërthamore, thotë analisti Bong Young-shik.

“Pavarësisht se sa shumë stimuj politikë, ekonomikë, diplomatikë mund t'i jepen regjimit të Koresë së Veriut, nuk ka asnjë mënyrë të mirë për të frenuar këmbënguljen e udhëheqjes në Korenë e Veriut për mbushjet bërthamore dhe raketat me rreze të gjatë veprimi, si mjeti më i mirë dhe më i besueshëm i sigurisë dhe mbijetesës”.

Koreja e Veriut ka refuzuar ftesat e Shteteve të Bashkuara për t'u kthyer në tryezën e bisedimeve bërthamore.

Shumë analistë presin që Koreja e Veriut të përpiqet sërish të krijojë një ndjenjë krize për të fituar një pozitë më të mirë për bisedimet e ardhshme bërthamore me Shtetet e Bashkuara

XS
SM
MD
LG