Lidhje

Ukrainë: Gjenden më shumë se 900 trupa civilësh të vrarë në rajonin e Kievit


Më shumë se 900 trupa civilësh u zbuluan në rajonin e Kievit pas tërheqjes së forcave ruse. Lajmi u bë i ditur të premten nga shefi i policisë rajonale.

Shifrat tronditëse u njoftuan menjëherë pasi ministria e ruse e Mbrojtjes njoftoi se do të intensifikonte sulmet me raketa në Kiev si përgjigje ndaj pretendimeve të Moskës për sulme në territorin e saj nga forcat ukrainase.

Ky paralajmërim vjen pas humbjes së lufanijes kryesore ruse, për të cilën një zyrtar i lartë amerikan konfirmoi se ishte goditur nga të paktën një raketë ukrainase.

Mes retorikës së shtuar, Moska vazhdon përgatitjet për një ofensivë të re në Ukrainën lindore. Luftimet vazhdojnë gjithashtu në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

XS
SM
MD
LG