Lidhje

Sa sukses kanë patur sanksionet kundër Rusisë


Sa sukses kanë patur sanksionet kundër Rusisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:55 0:00

Sa sukses kanë patur sanksionet kundër Rusisë

Rusia po përballet me sanksione ekonomike nga shumë vende, si kundërpërgjigje për sulmin kundër Ukrainës. Sanksionet po godasin sektorë të ndryshëm.

Ato shënjestrojnë edhe individë të caktuar, duke përfshirë vetë Presidentin Vladimir Putin, dy vajzat e tij, si dhe zyrtarë të nivelit të lartë qeveritar dhe biznesmenët kryesorë të Rusisë.

Sanksionet kanë hequr bankat ruse nga sistemi financiar SWIFT dhe kanë ngrirë asetet e bankës qëndrore ruse.

Avionët e Rusisë nuk mund të ngrihen, të fluturojnë, ose të ulen në dhjetëra vende.

Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar importin e naftës dhe gazit natyror nga Rusia, ndërsa shumë vende evropiane njoftuan planet për uljen e përdorimit të energjisë ruse.

Masat godasin dhjetëra produkte të tjera të Rusisë, duke përfshirë mallrat industriale e deri tek artikujt më të shtrenjtë.

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë, ndërsa vendet evropiane po marrin masa të ngjashme.

Sukseset

Efektshmëria e sanksioneve është një debat i nxehtë mes mbështetësve të masave dhe kundërshtarëve të tyre.

Përkrahësit thonë se sanskionet ndihmuan për ta sjellë Iranin në tryezën e negociatave më 2015, ku u pajtua për të kufizuar aktivitetet e tij bërthamor.

Në Afrikën e Jugut, sanksionet ndërkombëtare prej dekadash luajtën rol kyç për t’i dhënë fund regjimit të aparteidit më 1990.

Pas Luftës së Dytë Botërore, sanksionet ishin një mjet i rëndësishëm për të shmangur një luftë tjetër botërore.

Më 1940 presidenti amerikan Franklin Roosevelt përdori me sukses një emargo nafteje për ta bindur Spanjën të qëndronte neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dështimet

Megjithatë, një vit më vonë, vendimi i zotit Roosevelt për t’ia pamundësuar Japonisë blerjen e naftës amerikane, solli rezultate të ndryshme drastike.

Menjëherë pas kësaj Japonia bombardoi bazën detare amerikane Pearl Harbor dhe shtoi sulmet e saj ushtarake në të gjithë Azinë. Një ndër qëllimet ishte sigurimi i naftës.

Bllokada ekonomike kundër Gjermanisë naziste nuk i pengoi planet e Adolf Hitlerit. Udhëheqësi gjerman përmendi më pas sanksionet si arsye për pushtimet e tij.

Studimi i mbi 170 rasteve, që përfshinin një shekull masash ekonomike, zbuloi se sanksionet ishin të paktën pjesërisht të suksesshme në një të tretën e rasteve.

Si shembuj në studim përmendet rasti i Kubës, ku dekada të tëra sanksionesh amerikane nuk e rrëzuan qeverinë komuniste. Rast tjetër është ai i Koresë së Veriut, e cila u ka rezistuar sanksioneve ndërkombëtare, duke mos hequr dorë nga programi i saj bërthamor.

Kur funksionojnë ato?

Studimi i Institutit Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare gjeti se sanksionet janë të sukesshme, kur qëllimet janë modeste, si lirimi i të burgosurve politikë.

Ato janë të pasuksesshme, kur synojnë rrëzimin e regjimeve dhe demokratizimin.

Ato janë edhe më të pasuksesshme, kur mundohen të ndalin një operacion ushtarak.

Sanksionet kundër Rusisë kanë luhatur vlerën e rublës dhe rritur inflacionin në vend.

Kryeministri rus Mikhail Mishustin pranoi në prill se situata në Rusi është më e rënda në tre dekada.

Sidoqoftë, sanksionet nuk e kanë penguar operacionin ushtarak të Moskës.

Ministri i jashtëm rus tha në mars se Rusia do të rimëkëmbet nga sanksionet dhe se ato do ta forcojnë vendin.

XS
SM
MD
LG