Lidhje

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kërkojnë mbështetje nga qeveria e Kosovës


Përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës kërkojnë mbështetje nga qeveria e Kosovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës kërkojnë mbështetje nga qeveria e Kosovës

Përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës i kërkuan të hënën mbështetje qeverisë së Kosovës në tejkalimin e problemeve, që nga përçarjet e tyre të brendshme dhe deri te çështjet administrative siç është pasivizimi i adresave nga autoritetet serbe.

Një pjesë e përfaqësuesve të partive politike të Luginës së Preshevës u takuan të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pak ditë pasi dështuan të sigurojnë përfaqësim në parlamentin e Serbisë në zgjedhjet e 3 prillit.

Një komunikatë e publikuar nga qeveria e Kosovës, citon kryeministrin Albin Kurti të ketë thënë se “mungesa e unitetit dhe i bashkërendimit të subjekteve politike shqiptare në një front, ishte një faktor tjetër i dëmshëm për rezultatet zgjedhore. Po ashtu në komunikatë citohet kryeministri Kurti të ketë thënë se “zgjedhjet në Serbi nuk ishin të lira e demokratike pasi që mbi 6 mijë shqiptarëve iu mohua e drejta e votës për shkak të pasivizimit të adresave të tyre duke e quajtur këtë spastrim etnik administrativ.

Ragmi Mustafa, që drejton Këshillin Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, me seli në Bujanoc, tha pas takimit se shqiptarët kanë kërkuar që të ketë rivotim në disa vendvotime.

Ajo çfarë është kërkuar për përsëritjen e këtyre vendvotimeve në Luginën e Preshevës ka një bazë të mirë ligjore pasi që edhe 40 vendvotime nëpër Serbi të cilat do të përsëriten janë po me të njëjtën bazë shkeljesh gjatë procesit zgjedhor që ka ndodhur e që nuk i është lejuar qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre me votë”, tha ai.

Zoti Mustafi tha se qeverisë së Kosovës i është kërkuar një qasje strategjike që ka të bëj me qëndrimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe përmirësimin e pozitës së tyre.

“Në përgjithësi ka të bëj me vullnetin e mirë për të pasur një qasje institucionaliste për të futur nën ombrellën institucionale të Republikës së Kosovës edhe çështja e Luginës së Preshevës duke adresuar nga problemet e pasivizimit e deri te këto problemet politike, të sigurisë, e kështu me radhë”, tha zoti Mustafi.

Ndërsa, Fehmi Beha, anëtar i Këshillit për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Medvegjës, komunë kjo që është prekur më së shumti nga pasivizimi i adresave thotë se pikërisht kjo po dëmton përfaqësimin e shqiptarëve në komunë.

“Pasivizimi i madh i adresave është pikërisht në komunën e Medvegjës ku atje janë pasivizuar mbi 5 mijë shqiptarë dhe nuk ju dha e drejta për të votuar për këtë shkak ne arritëm të kemi vetëm 3 ulëse në Kuvendin Komunal të Medvegjës”, tha zoti Beha.

Partitë politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi ishin të ndarë në dy koalicione, ndërsa pjesëmarrja e ultë e qytetarëve të asaj zone në zgjedhje shihet po ashtu si një nga faktorët që ka ndikuar që shqiptarët të mos fitojnë asnjë vend në parlamentin serb.

XS
SM
MD
LG