Lidhje

Ekskluzive për VOA: Ukraina paraqet foto që tregojnë hapjen e llogoreve ruse në zonën me radioaktivitet të Çërnobilit


Trenches that Ukraine says Russian troops dug in radioactive soil near the Chernobyl nuclear power plant, damaged in a 1986 disaster, during a five-week occupation in February and March 2022. Photo taken on April 5, 2022. (Courtesy Evgen Kramarenko)
Trenches that Ukraine says Russian troops dug in radioactive soil near the Chernobyl nuclear power plant, damaged in a 1986 disaster, during a five-week occupation in February and March 2022. Photo taken on April 5, 2022. (Courtesy Evgen Kramarenko)

UASHINGTON - Një zyrtar ukrainas i ka siguruar Zërit të Amerikës foto ekskluzive të pasojave të agresionit pesë-javor të Rusisë në termocentralin bërthamor të çmontuar të Çernobilit, duke treguar ato që ai thotë se janë llogore ruse të ndërtuara në tokë radioaktive pranë vendit të një aksidenti bërthamor të vitit 1986 në atë vend.

Evgen Kramarenko, drejtor i agjencisë shtetërore ukrainase që menaxhon zonën e ndaluar rreth uzinës së Çernobilit, i dërgoi fotot Zërit të Amerikës të mërkurën, duke thënë se i kishte marrë vetë ato gjatë një vizite në uzinë me disa kolegë të tij një ditë më parë.

Ishte vizita e parë në vend nga ekipi i zotit Kramarenkos që kur trupat ruse u tërhoqën nga uzina dhe zona përreth më 31 mars, duke i dhënë fund marrjes nën kontroll që filloi më 24 shkurt, kur Moska nisi një agresion të plotë ndaj fqinjit të saj.

Në një intervistë telefonike me Zërin e Amerikës, zoti Kramarenko tha se fotot tregojnë llogoret që trupat ruse kanë hapur duke përdorur makineri të rënda në një fushë me bar që mbulon tokën radioaktive pranë reaktorit nr. 4 të shkatërruar të uzinës së Çernobilit.

Shpërthimi i atij reaktori më 26 prill 1986, ishte aksidenti më i rëndë bërthamor në botë, duke vrarë 31 njerëz nga shpërthimi i menjëhershëm dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të evakuohen nga komunitetet përreth, përfshirë Bjellorusinë. Zona e ndaluar, e krijuar pas aksidentit shtrihet rreth 30 kilometra nga uzina e Çernobilit.

Shenjat e pistave nga automjetet e rënda mund të shihen në disa nga fotot e llogoreve.

Fotot janë imazhet e para jo satelitore nga një burim qeveritar ukrainas që vërteton njoftimet e shumta, të publikuara javën e kaluar, se trupat pushtuese ruse hapën llogore, duke nxjerrë në proces pluhur radioaktiv.

Në një deklaratë të 31 marsit, Energoatom, kompania shtetërore ukrainase që operon fabrikën, tha se trupat ruse ishin ekspozuar ndaj "dozave të konsiderueshme të rrezatimit" dhe u tërhoqën nga vendi në panik nga shenjat e para të sëmundjes.

Zëri i Amerikës nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur gjendjen shëndetësore të trupave ruse që pushtuan centralin e Çernobilit dhe më vonë u tërhoqën në Bjellorusi, një aleat kryesor rus që ka lejuar Moskën të përdorë territorin e tij për të sulmuar Ukrainën. Rusia ka heshtur për gjendjen e trupave.

Gazetari shkencor me bazë në Bjellorusi, Siarhei Besarab i tha Zërit të Amerikës se zona rreth reaktorit nr. 4 të Çernobilit është e ndotur me tre llojet më të zakonshme të rrezatimit: grimcat alfa, grimcat beta dhe dheun e rrezatuar me rreze gama.

“Duke pasur parasysh atë që dimë për zonën ku po gërmonin ushtarët rusë, është pika më e përqendruar me të tre llojet e rrezatimit,” tha zoti Besarab.

Niveli i helmimit nga rrezatimi i ushtarëve do të varej nga koha që ata kaluan në zonë dhe lloji i kontaktit që kishin, shtoi ai.

Zoti Kramarenko tha se ushtarët rusë që thithën pluhur radioaktiv mund të përjetojnë një përkeqësim të sëmundjeve kronike ose probleme të reja shëndetësore në muajt dhe vitet e ardhshme.

"Nëse rusët që u tërhoqën në Bjellorusi morën grimca radioaktive në rrobat dhe pajisjet e tyre ushtarake, kjo gjithashtu krijon një problem shëndetësor për këdo që u afrohet atyre objekteve," tha zoti Kramarenko.

Më herët të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës postoi në Twitter video nga një dron që tha se tregonte një pamje ajrore të llogoreve që ishin hapur nga rusët pranë uzinës së Çernobilit.

Tweet-i i referohet Pyllit të Kuq, një zonë pyjore, pemët e së cilës u kthyen në të kuqe pas thithjes së rrezatimit nga shpërthimi i vitit 1986.

“Neglizhimi i plotë i jetëve njerëzore, madje edhe i vartësve të vet, është mënyra sesi prezantohet një shtet vrasës”, shkroi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, duke iu referuar Rusisë.

Videoja me dron u shfaq fillimisht në Telegram. Burimi i saj nuk ishte i qartë.

Në një artikull të botuar më 28 mars, agjencia Reuters tha se foli me dy persona ukrainas që punonin në uzinën e Çernobilit ndërsa ajo ishte nën kontrollin e Rusisë. Pa i përmendur ata, raporti citonte dy personat të thoshin se asnjë nga trupat ruse që ata panë nuk kishte veshur ndonjë pajisje që do t'i mbronte ata nga rrezatimi.

XS
SM
MD
LG