Lidhje

SHBA, sanksione të reja ndaj Rusisë


Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione të reja ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit të saj në Ukrainë, duke vënë në shënjestër operatorët e sektorit të teknologjisë në një përpjekje për të parandaluar Moskën të shmangë sanksionet.

Departamenti anerikan i Thesarit tha në një deklaratë se po vendoste sanksione ndaj 21 subjekteve dhe 13 personave, përfshirë Shoqërinë Aksionere Mikron, prodhuesi dhe eksportuesi më i madh rus i mikroelektronikës dhe prodhuesi më i madh rus i çipave kompjuterikë.

Thesari gjithashtu zgjeroi fushën e autoritetit për vendosjen e sanksioneve duke përfshirë edhe sektorët e hapësirës ajrore, detare dhe elektronike të ekonomisë ruse. Ky zgjerim bën të mundur që Uashingtoni të vendosë sanksione ndaj çdo personi ose entiteti që ka operacione në ata sektorë, tha Departamenti i Thesarit.

Lëvizja e së enjtes vë gjithashtu në shënjestër "aktorët keqdashës kibernetikë," tha Departamenti i Thesari.

"Ne do të vazhdojmë të godasim makinën e luftës së Putinit me sanksione nga çdo drejtim, derisa kjo luftë e pakuptimtë e paimponuar të përfundojë," tha në deklaratë Sekretarja e Thesarit Janet Yellen.

Masat e sotme janë të fundit në një seri sanksionesh të vendosura ndaj Moskës nga Uashingtoni dhe aleatët e tij që kur forcat ruse ndërmorën agresionin ndaj Ukrainës në sulmin më të madh ndaj një vendi evropian që nga Lufta e Dytë Botërore. Moska e quan sulmin një "operacion special".

XS
SM
MD
LG