Lidhje

Pse agresioni rus në Ukrainë po rrit çmimet e ushqimeve në mbarë botën


Pse agresioni rus në Ukrainë po rrit çmimet e ushqimeve në mbarë botën
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:09 0:00

Pse agresioni rus në Ukrainë po rrit çmimet e ushqimeve në mbarë botën

E gjithë bota po ndjen efektet e luftës në Ukrainë, nga çmimi i naftës deri tek çmimet e ushqimeve. Çmimet e ushqimeve po rriten pothuajse kudo. Dhe ekspertët thonë se kjo po ndodh në një kohë veçanërisht të keqe.

“Nuk është vetëm çështja që çmimet e ushqimeve po rriten. Çmimet e ushqimeve janë duke u rritur në një moment kur shumë vende janë tashmë të gjymtuar nga sfidat e pandemisë, nga përçarjet politike diku tjetër, nga thatësirat dhe përmbytjet apo fatkeqësitë e tjera natyrore. Pra janë kaq shumë shqetësime, sa njerëzit nuk mund të përballojnë dhe kështu do të rritet pakënaqësia me drejtuesit e tyre politik, nëse ai nuk po kujdeset për to. Pra, trazirat, për fat të keq, janë gjithnjë e më të mundshme tani”, thotë Chris Barrett, nga Universiteti "Cornell".

Por përse jemi në këtë fazë? Rusia është eksportuesi kryesor në botë i grurit. Ukraina renditet në vendin e pestë. Së bashku, Rusia dhe Ukraina kanë një të katërtën e eksporteve botërore të grurit. Kur shpërtheu lufta, Deti i Zi u shndërrua në një zonë luftimi. Disa anije mallrash u goditën. Nuk u deshën sanksione për të ndërprerë eksportet.

“Nuk kishte një ndalim për tregtinë e grurit, por në fakt portet u mbyllën. Dhe kështu dërgesat janë ndaluar”, thotë Mark Welch nga Universiteti "A&M", në Teksas.

“Vendet që importojnë nga Ukraina dhe Rusia papritmas kanë parë se kontratat e tyre janë anuluar dhe nuk po marrin furnizimet me artikuj ushqimorë që prisnin, gjë që i detyron të blejnë në tregje të tjera me çmime më të larta për të zëvendësuar dërgesat ushqimore që thjesht nuk do të mbërrijnë. Kjo rrit çmimin e artikujve ushqimorë në mbarë botën”, thotë Chris Barrett, nga Universiteti "Cornell".

Por çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje prej gati dy vitesh.

Kjo thonë ekspertët është pjesërisht për shkak se moti i keq dëmtoi të korrurat në disa vende të botës. Rezervat janë të ulëta dhe kjo ka ndihmuar në rritjen e çmimeve në nivele rekord edhe para fillimit të konfliktit.

“Ne kemi arritur në një nivel ku çdo ndryshim, sado i vogël, ka një ndikim shumë të madh”, thotë Joe Janzen, nga Universiteti i Illinoisit.

Tani në Ukrainë duhet të kishte nisur sezoni i mbjelljes dhe fermerët të përgatiteshin për sezonin e ardhshëm, atë të korjes. Por kjo është e vështirë të ndodh tani.

“Linjat logjistike padyshim që janë ndërprerë. Pra farat nuk po vijnë. Karburanti nuk po vjen. Plehrat organikë nuk po vijnë”, thotë Chris Barrett, nga Universiteti "Cornell".

Fermerët rusë po preken gjithashtu. Ata nuk janë nën sanksione. Por bankat ruse po. Kjo në thelb i lë fermerët rusë jashtë sistemit financiar.

“Ne në këtë rast nuk mund të themi se nuk transportohet më grurë. Por a do ta dërgojnë grurë ata, nëse nuk mund të paguhen?”, thotë Mark Welch nga Universiteti "A&M", në Teksas.

Një tjetër faktor është dhe rritja e kostove të energjisë. Kjo e bën transportin edhe më të shtrenjtë. Gjithashtu, gazi natyror është një përbërës kryesor tek plehrat, që fermerët përdorin për të rritur rendimentet e të korrurave. Kjo do të thotë se plehrat kushtojnë më shumë tani.

“Çmimet e plehrave vitin e kaluar ishin të larta. Ulje pati disi në muajt e fundit dhe tani janë përsëri të larta ,sepse Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia janë eksportuesit kryesorë të plehrave”, thotë Joe Janzen, nga Universiteti i Illinoisit.

Ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë janë vendosur sanksione për agresionin në Ukrainë. Problemet më të mëdha do të ndihen gjatë muajve në vijim. Por një pjesë e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut po i ndjejnë efektet e mëdha që tani.

“Jemeni është një rast që duhet të përmendet. Nuk ka shumë grurë që rritet në Jemen. Ata varen tërësisht nga importet e grurit, pra duhet një punë e madhe në transport për të arritur atje. Rritja e çmimeve globale të grurit, plus rritja e çmimeve globale të naftës, do të thotë se çmimet për miellin dhe produktet e bukës në Jemen tashmë po rriten ndjeshëm në një vend ku njerëzit me të vërtetë nuk mund të përballojnë një kosto edhe më të lartë të ushqimit”, thotë Chris Barrett, nga Universiteti "Cornell".

Në vitin 2011, rritja e çmimit të bukës ishte një nga faktorët që nxitën protestat e Pranverës Arabe. Kur njerëzit tashmë kanë ankesa për qeveritë e tyre, inflacioni i çmimeve të ushqimeve mund t’i shtyjë ata drejt një tjetër kufiri. Shumë vende tani po rrezikohen nga tensionet.

“Nëse shikoni Jemenin, nëse shikoni Libanin, nëse shikoni Sirinë, nëse shikoni Sudanin e Jugut, nëse shikoni Etiopinë apo vende të tjera, këto vende tashmë janë në telashe për shkak të konflikteve”, thotë Arif Husain, Programi Botëror i Ushqimit.

Ka dhe një anë pozitive në gjithë këtë panoramë… Mbjellja pranverore nuk ka filluar ende në disa nga vendet e mëdha të rritjes së grurit. Fermerët ndoshta një pjesë të tokës që ata kishin planifikuar për të mbjellë sojë ose misër do ta mbjellin grurë. Kjo mund të ulë çmimin.

“Mënyra kryesore që këto kriza të zgjidhen është duke reaguar me prodhimin diku tjetër në botë. Dhe ne jemi me fat që kemi një sistem global ushqimor. Ne kemi aftësinë për të prodhuar dhe konsumuar mallra si gruri në të gjithë botën”, thotë Joe Janzen, nga Universiteti i Illinoisit.

Do të duhen muaj që ekspertët të kuptojnë se sa do të jetë sasia e mbledhur nga të korrurat e ardhshme. Të tjerë ekspertë thonë se duhen parë edhe kushtet e motit. Pra mund të jenë muaj të vështirë përpara.

XS
SM
MD
LG