Lidhje

Presidenti serb Vuçiç akuzon Perëndimin për standarde të dyfishta


Në Beograd, presidenti pro-rus Aleksandër Vuçiç, akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta, duke krahasuar sulmin e Moskës ndaj Ukrainës me fushatën e bombardimit të NATO-s ndaj vendit të tij në vitin 1999.

Aleanca e NATO-s zhvilloi një fushatë ajrore 78 ditëshe kundër Serbisë në Mars të vitit 1999, për të ndaluar shtypjen e përgjakshme nga forcat ushtarake serbe të shqiptarëve që kërkonin pavarësi. Forcat serbe u detyruan të largohen nga Kosova e cila shpalli pavarësinë, që nuk njihet nga Seria dhe Rusia.

Fushata e bombardimit të NATO-s, është një argument që përdoret nga nacionalistët serbë për të justifikuar dhe mbështetur sulmin e tanishëm të Rusisë ndaj Ukrainës. Presidenti Vuçiç u shpreh gjatë një interviste për televizionin Pink se “në se Perëndimi është kaq i fortë dhe me moral, përse nuk ndërhyn kundër Rusisë, përse nuk e mbron ushtarakisht Ukrainën?”

“Morali është një kategori e rëndësishme në politikë”, vazhdoi ai, “por nuk mund ta respektosh një ditë dhe ta harrosh ditën tjetër”.

Megjithëse kandidat për Bashkimin Evropian, Serbia nën presidentin Vuçiç ka krijuar lidhje të forta ushtarake dhe politike me Kremlinin.

Serbia votoi në favor të rezolutës së OKB-së që dënonte sulmin në Ukrainë, por është vendi i vetëm evropian, që nuk i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Kremlinit.

XS
SM
MD
LG