Lidhje

Zyrtari perëndimor: Ushtria ukrainase ka ngadalësuar përparimin e forcave ruse


Service members of pro-Russian troops are seen on the outskirts of the besieged city of Mariupol
Service members of pro-Russian troops are seen on the outskirts of the besieged city of Mariupol

Një zyrtar perëndimor tha të martën se rezistenca e forcave ukrainase ka ngadalësuar përparimin e Rusisë, duke e ndalur pothuajse plotësisht avancimin e tyre dhe se Ukraina ka zbrapsur përpjekjet e Rusisë për të marrë portin strategjik jugor të Mariupolit, pavarësisht bombardimeve me javë të tëra.

Por zyrtari tha se trupat ruse nuk janë zbrapsur nga pozicionet që kanë marrë nën kontroll dhe kanë aftësinë të vazhdojnë luftën rrënuese për njëfarë kohe, duke e bërë të pamundur një përparim të shpejtë në negociatat që synojnë t'i japin fund dhunës.

Zyrtari perëndimor, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Odesa, një tjetër port strategjik në Detin e Zi, është një objektiv kyç për Rusinë, por nuk ka sinjale për një rrethim të mundshëm të tij në një të ardhme të afërt.

Odesa nuk është përballur me sulmet e mëdha ushtarake, megjithëse Rusia ka anije që operojnë në brigjet e Detit të Zi. Shtetet e Bashkuara thonë gjithashtu se Rusia ka rritur aktivitetin detar në veri të Detit të Zi, por nuk ka sinjale në këtë pikë për një sulm të afërt nga deti dhe nga toka ndaj qytetit të Odesës.

XS
SM
MD
LG