Lidhje

Ukraina refuzon ultimatumin rus për dorëzimin e Mariupolit


Service members of pro-Russian troops are seen atop of a tank on the outskirts of the besieged southern port city of Mariupol, Ukraine, March 20, 2022.
Service members of pro-Russian troops are seen atop of a tank on the outskirts of the besieged southern port city of Mariupol, Ukraine, March 20, 2022.

Ukraina hodhi sot poshtë ultimatumin e Rusisë për të dorëzuar armët në Mariupol dhe ngritur flamujt e bardhë, në shkëmbim të largimit të sigurtë të banorëve nga qyteti i rrethuar.

Ndërsa forcat ruse kanë intensifikuar sulmin për të nënshtruar Mariupolin, në frontet e tjera në Ukrainë trupat ruse kanë ngecur. Zyrtarët perëndimorë dhe analistët thonë se konflikti po kthehet në një përballje të zgjatur, ku palët po përpiqen të lodhin njera-tjetrën deri në dorëzim, ndërsa Rusia po bombardon qytetet ukrainase.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, ministria ruse e Mbrojtjes i dha ushtrisë së Ukrainës një afat deri para agimit të së hënës dhe iu referua refuzimit për t’u dorëzuar si rreshtim me "banditët".

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Irina Vereshchuk, hodhi poshtë ultimatumin dhe tha se Rusia duhet të hapë korridore humanitare, që civilët të mund të largohen nga Mariupoli.

Qyteti i rrethuar i Mariupolit në brigjet e detit Azov, ka përjetuar disa nga tmerret më të rënda të luftës, duke u vënën nën bombardim nga forcat ruse prej më se tre javësh, në ato që zyrtarët perëndimorë dhe ata ukrainas i kanë cilësuar si krime lufte.

Zyrtarët lokalë në Mariupol thonë se qytetit i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, ujë dhe e ushqime, duke i detyruar banorët të vuajnë një gjendje mbijetese. Ajo që po ndodh në qytet pështë një “krim masiv lufte”, tha shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell. Mariupoli kishte një popullsi prej 430 mijë banorësh para luftës. Rreth 25 për qind mendohet se u larguan në ditët e para të luftës. Bombardimet i kanë penguar shumë të tjerë që të largohen.

Mariupoli është një objektiv i rëndësishëm për Rusinë, pasi do t’i lejonte trupave ruse në jug dhe në lindje të Ukrainës të lidheshin me njera-tjetrën. Marrja e tij po ashtu do t’i lejonte Rusisë të krijonte një urë tokësore me Krimenë, të cilën e ankesoi nga Ukraina në vitin 2014.

Ultimatumi u bë disa orë pasi presidenti Zelenskyy i tha rrjetit televiziv CNN në një intervistë të transmetuar të dielën se dështimi për të arritur një marrëveshje të negociuar me Rusinë "do të thoshte një Luftë e tretë Botërore".

Presidenti Zelenskyy bëri thirrje për bisedime gjithëpërfshirëse për paqe me Moskën me të cilat do të rivendosej, siç tha ai, tërësia tokësore dhe do të sigurohej drejtësi për Ukrainën. Negociatori kryesor i Rusisë tha se palët janë më afër marrëveshjes që Ukraina të heqë dorë nga qëllimi i saj për t'u anëtarësuar në NATO.

Presidenti Zelenskyy i tha rrjetit CNN se forcat ruse hynë në Ukrainë: “për të na shfarosur, e vrarë”, por ai tha se Ukraina nuk do të hiqte dorë nga sovraniteti apo integriteti i saj.

“Rusët kanë vrarë fëmijët tanë. Nuk mund ta kthejmë pas atë që ka ndodhur. Nuk mund të kërkosh nga Ukraina të njohë disa territore si republika të pavarura. Këto kompromise janë thjesht të gabuara”, tha presidenti Zelenskyy.

XS
SM
MD
LG