Lidhje

Lufta në Ukrainë dhe keqinformimi rus


Lufta në Ukrainë dhe keqinformimi rus
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:22 0:00

Lufta në Ukrainë dhe keqinformimi rus

Para fillimit të ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, kishin filluar përgatitjet online. Keqinformimi rus është pjesë kyçe në atë që shumë e quajnë luftë hibride.

"Krahas artilerisë konvencionale si tanket, dronët dhe raketat është edhe luftë përmes keqinformimit të filluar disa muaj para nisjes së sulmit fizik”, thotë Priyank Mathur, themelues i kompanisë “Mythos Labs”.

"Kemi hasur në një rrjet të koordinuar të llogarive të Twitterit që shpërndajnë keqinformata pro-ruse dhe propaganda rreth Ukrainës. Ne vlerësuam një rritje të aktivitetit të këtyre llogarive”, thekson ai.

Më 21 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njohu pavarësinë e të ashtuquajturave Republika Popullore të Luhanskut dhe Donjetskut.

"Në veprimet e tij kryesore, presidenti Putin përdorte terminologjinë dhe idetë e njëjta, gati fjalë për fjalë, me ato që llogaritë e rrjetit të koordinuar kishin thënë prej muajsh”, thotë Priyank Mathur, themelues i kompanisë “Mythos Labs”.

Disa ditë para sulmit, pamje si këto, ku pretendohej se mercenarë ukrainas dhe polakë, po përpiqeshin të hidhnin në erë rezervuaret e klorit në Donjetsk, u publikuan si pretekst për sulmin e Rusisë.

Por, pas analizimit të pamjeve, pretendimet u hodhën poshtë.

"Montazhi është me programin Adobe. Më pas, disa përdorues të Twitterit, gjetën një video të publikuar në YouTube më 2010. Audio nga ato pamje ishte përdorur për të krijuar pamjet që u publikuan nga autoritetet e Donjetskut”, thotë Givi Gigitashvili, nga Laboratori i Kërkimeve Dixhitale Forenzike, Këshilli i Atlantikut .

"Gjithashtu të dhënat e plota të pamjeve treguan mënyrat që ishin përdorur për kompozimin e videos. Në emrin e njërës dosje mund të shihej se ishte e vitit 2021. Aty shihej qartë se pamjet nuk ishin nga 18 shkurti dhe se nuk ishin autentike”.

Ekspertët thonë se keqinformimi nga Kremlini pritet të intensifikohet, ndërsa luftimet vazhdojnë.

"Këtyre ditëve, qëllimi kryesor i Kremlinit është të mbulojë viktimat ruse në Ukrainë, dhe jo vetëm humbjet e Rusisë, por gjithashtu faktin se Rusia po shënjestron civilët ukrainas”, thotë Givi Gigitashvili, nga Laboratori i Kërkimeve Dixhitale Forenzike, Këshilli i Atlantikut .

Por ukrainasit, duke përfshirë edhe presidentin e vendit, kanë gjetur një mënyrë për të luftuar keqinformimin rus.

"Këtu keni një urdhëheqës, që Rusia po e sulmon, që është duke përdorur video mesazhe, programe dhe platforma të njëjta dixhitale për të komunikuar jo vetëm me popullin e tij, por me të gjithë botën, për të demaskuar keqinformimin”, thotë Vera Zakem, nga Instituti për Siguri dhe Teknologji.

XS
SM
MD
LG