Lidhje

Prirje pro-ruse në Greqi pavarësisht luftës në Ukrainë


A Ukrainian refugee holds her dog following her arrival by bus at Promachonas Greece-Bulgarian border post, northern Greece, on March 11, 2022.
A Ukrainian refugee holds her dog following her arrival by bus at Promachonas Greece-Bulgarian border post, northern Greece, on March 11, 2022.

Kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mori fjalën në një debat parlamentar për Ukrainën këtë muaj, nuk kishte asnjë dyshim se cilën anë po merrte qeveria e tij në këtë konflikt.

"Nuk mund të ketë qasje të balancuar. Ju ose jeni me paqen dhe ligjin ndërkombëtar, ose kundër tyre", u tha ai ligjvënësve, pasi njoftoi një masë për dërgimin ndihmave me ilaçe dhe armë në Ukrainë.

“Ne kemi qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë dhe të njëjtën gjë po bëjmë edhe tani”, tha kryeministri grek.

Por për shumë grekë, pas disa shekujve jetike ekzistenciale, fetare dhe kulturore me Rusinë, zgjedhja nuk është aq e qartë.

“Opinioni publik grek ka një dimension rusofil, ndjenja miqësore të lidhura me historinë, një kulturë të përbashkët të bazuar në fenë ortodokse dhe për disa, mosbesimin ndaj Perëndimit”, thotë Nikos Marantzidis, profesor i Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Orientale në Universitetin e Maqedonisë.

Një sondazh pas fillimit të sulmit rus në shkurt tregoi se 20% e grekëve janë "më afër" me Rusinë, ndërsa 45% mbështesin Ukrainën.

Vetëm 8% thanë se do të bojkotonin produktet ruse dhe 2% thanë se do të shmangnin kontaktet me rusët.

Rreth 75% e të anketuarve dënuan qëndrimin e presidentit rus Vladimir Putin, por më shumë se 60% ishin gjithashtu kritikë ndaj presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, tregoi sondazhi i organizatës hulumtuese “Kappa Research”.

Putin 'një udhëheqës i madh'

"Ka një pakicë, jo një pakicë të parëndësishme, që vazhdon ta shohë Putinin me një pikëpamje pozitive", tha studiuesi Marantzidis.

"Ajë çka do që të ndodhë, është se një bërthamë e fortë (rreth 10-15% e elektoratit) do të vazhdojë ta shohë atë si një udhëheqës të madh", thotë ai.

Grekët kanë luftuar përkrah Rusisë që nga shekulli i 18-të, me shtetin ortodoks që historikisht shihej si një mbrojtës dhe kundërpeshë e fuqishme ndaj rivalit rajonal, Turqisë.

Në vitin 1827, Rusia u bashkua me Britaninë dhe Francën në betejën detare vendimtare të Navarinos që i dha Greqisë pavarësinë nga Perandoria Osmane.

Profesor Marantzidis vë në dukje gjithashtu ndjenjat e mbetura anti-perëndimore në Greqi gjatë një dekade të shkurtimeve buxhetore për shkak të masave shtrënguese të imponuara nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së në këmbim të paketave të ndihmës financiare.

Dhe kujtimet nga bombardimet e NATO-s ndaj serbëve ortodoksë në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë janë ende të papërpunuara, shton ai.

Rusët janë gjithashtu të rëndësishëm për industrinë greke të turizmit. Çdo vit qindra mijëra turistë nga Rusia i kalojnë pushimet në Greqi.

Vetëm një vit më parë, kryeministri rus Mikhail Mishustin ishte ndër të ftuarit e nderit në Athinë me rastin e shënimit të dyqind vjetorit të revolucionit grek të vitit 1821.

Dymbëdhjetë muaj më vonë, marrëdhëniet me Moskën janë të ftohta dhe mijëra grekë u janë bashkuar protestave kundër luftës së bashku me ukrainasit që jetojnë në Greqi.

'Kërcënime dhe fyerje'

Ambasada ruse në Athinë këtë javë shprehu shqetësimin për "kërcënimet dhe fyerjet" ndaj shtetasve të saj në Greqi dhe i bëri thirrje policisë që t’i hetojë këto incidente.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ishte ndër krerët e fundit të diplomacisë që takoi homologun rus Sergei Lavrov vetëm disa ditë përpara sulmit të 24 shkurtit kundër Ukrainës.

Por vrasja e dhjetëra grekëve në Ukrainë, anëtarë të një komuniteti historik prej mbi 100,000 vetësh që u themelua në shekullin e 18-të, i dha një goditje të fortë marrëdhënieve mes dy vendeve.

Athina fajësoi sulmet ajrore ruse për vrasjet, por Moska mohoi se forcat e saj ishin përgjegjëse dhe fajësoi Ukrainën për incidentin.

Më 27 shkurt, ambasada ruse në Athinë tha se politikanët dhe mediat greke duhet "të vijnë në vete" dhe duhet t’i japin fund "propagandës anti-ruse".

Ministria e Jashtme greke e ka dënuar deklaratën e ambasadës ruse, duke quajtur atë një gjuhë jo-diplomatike. Zëdhënësi i qeverisë greke Janis Ekonomu tha të martën se "askush nuk mund të mbjellë mospajtim mes nesh, në asnjë mënyrë."

"Grekët nuk janë historikisht naivë, nuk harrojnë dhe nuk do të lëkunden nga zërat e jashtëm", tha zoti Economou.

Në faqen e ambasadës ruse në Facebook, mbështetësit grekë të Rusisë dhe ata që mbështesin Ukrainën shkëmbyen sharje dhe fyerje me njëri-tjetrin.

Shumica shprehën zemërimin ndaj vrasjeve dhe sulmeve ruse kundër objektivave civile dhe bënë thirrje për t'i dhënë fund armiqësive. Më shumë se 7000 refugjatë ukrainas kanë arritur deri më tani në Greqi.

“Njerëzit tuaj rezistuan dhe rrahën nazistët, tani ju po ndiqni hapat e tyre”, tha protestuesja Leila Rosaki.

Por shumë grekë vazhdojnë të mbështesin Putinin.

“Putini do të mbahet mend dhe do të mbetet në histori si një udhëheqës i madh dhe i denjë”, shkruante Stelios Markou.

“Bravo, vërju pas deri në Gjermani si dikur”, thoshte Ilias Karavitis.

"Zelenskyy po i bënë thirrje Evropës dhe NATO-s që të angazhohen në konflikt, ai po përpiqet të nisë Luftën e Tretë Botërore. Lutuni që ai të mbyllë gojën", thotë Nelli Ign.

“Zoti e ruajtë Presidentin Putin dhe të gjithë rusët që luftojnë për liri”, thotë Thiresia Sakel.

XS
SM
MD
LG