Lidhje

Vazhdon ikja e ukrainasve drejt Polonisë


Në fshatin Medyka të Polonisë ndodhet një nga pikëkalimet më të ngarkuara kufitare që kur filloi sulmi rus mbi Ukrainën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Celia Mendoza bisedoi me banorë ukrainas që kanë ikur për t’u shpëtuar luftimeve.

Vazhdon ikja e ukrainasve drejt Polonisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:25 0:00

Bashkimet e familjeve kanë tjetër kuptim në kohë lufte. Irina, nënë e një vajze, arriti të kalonte e sigurtë kufirin dhe të futej në Poloni.

“Ndihem mirë sepse isha shumë e shqetësuar për vajzën dhe veten time, por mbi të gjitha për vajzën time të vogël. Po gëzohem se jemi gjallë dhe do të jetojmë. Jam e lumtur që jam këtu”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Shumica e njerëzve që kalojnë kufirin janë të moshuar, gra dhe fëmijë.

Nga lufta nuk ikin vetëm ukrainasit, por edhe emigrantët që kanë ardhur nga vende tjera për një jetë më të mirë, si për shembull Raufi, i cili kishte shkuar në Ukrainë nga Azerbajxhani, por tani po detyrohet të lëviz sërish.

“U largova së bashku me fëmijët. Do të kthehemi në shtëpi tek gjyshja. Të shohim çfarë do të ndodhë“, thotë ai.

Mes një të ardhmeje të pasigurt, refugjatët do të mundohen të rindërtojnë jetët e tyre. Një grua 86 vjeçare humbi gjithçka në bombardimet e Kharkivit.

"Është e tmerrshme. Po na bombardojnë dhe vrasin. Ata shkatërruan të gjitha shtëpitë, shkatërruan gjithçka”, thotë Luboluva Valaba.

Në kohë normale, vendasit thonë se ky vendkalim është i qetë. I ftohti i pengon njerëzit të udhëtojnë shumë larg. Por pas sulmit rus, këtu kalojnë mijëra refugjatë, që ikin drejt perëndimit, duke lënë gjithçka pas.

XS
SM
MD
LG