Lidhje

Zelenski i bën thirrje Britanisë të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje Britanisë të martën që të bëjë më shumë për të ndihmuar vendin e tij të luftojë Rusinë dhe të ndëshkojë atë që ai e quajti një "shtet terrorist", duke thënë se Ukraina do të luftonte, pavarësisht nga kostoja.

Duke iu drejtuar me video parlamentit të Britanisë dhe i përshëndetur me ovacione nga parlamenti i vendit i mbushur me ligjvënës, zoti Zelenski përshkroi me hollësi agresionin rus që nga dita kur filloi, duke dhënë hollësi për armët e përdorura, civilët e vrarë dhe mungesën e ushqimit dhe ujit për shumë njerëz.

I veshur me një bluzë ngjyrë ulliri, ai falënderoi kryeministrin Boris Johnson, i cili ka marrë një rol kryesor në mbështetjen e Ukrainës kundër Rusisë, për ndihmën e ofruar, por tha se Britania dhe vendet e tjera perëndimore duhej të bëjnë më shumë.

Ai bëri thirrje për më shumë sanksione ndërkombëtare ndaj Moskës, një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë dhe që Perëndimi ta konsiderojë Rusinë një "shtet terrorist".

"Të jesh apo të mos jesh, kjo është çështja për ne tani. Unë mund t'ju jap një përgjigje përfundimtare: patjetër që duhet të ekzistojmë," u tha zoti Zelenski ligjvënësve britanikë përmes lidhjes me video përmes një përkthyesi, duke cituar dramën Hamlet të Uilliam Shekspirit.

"Ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim. Do të luftojmë deri në fund në det, në ajër, do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë, pavarësisht kostos. Do të luftojmë në pyje, në fusha, në brigje, në rrugë," tha ai - komente që i bënin jehonë thënies së kryeministrit britanik të Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill.

"Ju lutemi rrisni presionin e sanksioneve kundër këtij vendi (Rusisë) dhe ju lutemi konsiderojeni atë vend një shtet terrorist dhe ju lutemi sigurohuni që qiejt e Ukrainës të jenë të sigurt. Ju lutemi bëni atë që duhet bërë", tha ai.

Zoti Johnson tha se Britania do të "vazhdojë" furnizimin e Ukrainës me armë dhe marrjen e masave ndërshkuese ekonomik ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.

Ai tha se Britania do të ndalonte importin e naftës ruse, një lëvizje që ministri i tij i biznesit tha se do të zbatohej gradualisht deri në fund të vitit për të minimizuar ndërprerjet e furnizimit.

"Ne do të përdorim çdo metodë që mundemi: diplomatike, humanitare dhe ekonomike, derisa Vladimir Putin të ketë dështuar në këtë sipërmarrje katastrofike dhe Ukraina të jetë sërish e lirë," tha zoti Johnson mes brohoritjeve nga ligjvënësit.

Presidenti Zelenski i është drejtuar popullit të tij dhe botës nga Kievi rregullisht që kur Rusia nisi sulmin ndaj vendit të tij 12 ditë më parë.

Udhëheqësi ukrainas i ka vazhduar thirrjet e tij për Perëndimin që të bëjë më shumë për të ndihmuar një vend që ai thotë se jo vetëm që po lufton për mbijetesën e tij, por edhe për të shpëtuar demokracinë në të gjithë Evropën.

Para ligjvënësve britanikë, ai tha se Ukraina as nuk e filloi dhe as nuk e donte luftën, por që i duhet ta përballonte. "Ne nuk duam të humbim atë që është e jona, vendin tonë Ukrainën."

XS
SM
MD
LG