Lidhje

Shumë vende aziatike dënojnë luftën e Rusisë në Ukrainë


Vende nga gjithë Azia po dënojnë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Disa vende kryesore aziatike po u bashkohen madje sanksioneve ndaj Moskës. Shqetësimi ka përfshirë edhe vendet që nuk janë aleate të Shteteve të Bashkuara.

Shumë vende aziatike dënojnë luftën e Rusisë në Ukrainë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

Në Kombet e Bashkuara po dënohet gjerësisht lufta e Rusisë në Ukrainë.

Madje edhe shumë vende aziatike që tradicionalisht ruajnë një qëndrim më neutral diplomatik, votuan për ta dënuar sulmin e Rusisë.

Disa vende të tjera, si Singapori, shkuan edhe më larg, duke i vendosur sanksione Moskës.

"Nëse nuk ngremë zërin për parimet që shërbejnë si themeli i pavarësisë dhe sovranitetit të vendeve të vogla, vetë e drejta jonë për të ekzistuar dhe përparuar si komb mund të vihet në po këtë mënyrë në pikëpyetje një ditë", tha Vivian Balakrishnan, Ministër i Jashtëm i Singaporit.

Megjithëse një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Singapori zakonisht i shmanget marrjes së një qëndrimi mes vendeve të mëdha. Hera e fundit që i kishte vendosur sanksione një vendi tjetër ishte 44 vite më parë.

"Kërkojnë vazhdimisht t'i bëjnë të qarta parimet e tyre. Dhe një parim që e marrin shumë seriozisht është ideja e sovranitetit. Nuk dëshirojnë që bota të zhytet në ligjin e xhunglës, ku ka të drejtë forca", thotë Lim Tai Wei, nga Instituti i Azisë Lindore.

Situata është delikate për shumë vende të Azisë Juglindore, të cilat mbajnë marrëdhënie të forta ushtarake dhe diplomatike me Rusinë.

Por gjatë votimit të kësaj jave në OKB, Vietnami dhe Laosi ishin të vetmet vende të Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që nuk e dënuan Rusinë. Ato vendosën të abstenojnë.

"Nuk është befasuese. Shumë vende të ASEAN-it e vlerësojnë sovranitetin pasi ekzistojnë nën hijen e fuqive të mëdha të rajonit", thotë zoti Wei.

Kritikët më të zëshëm të Rusisë kanë qenë vendet aleate të Shteteve të Bashkuara, si Koreja e Jugut dhe Japonia, ku ka patur protesta kundër luftës. Të dyja vendet po përpiqeshin për një marrëdhënie më të mirë me Moskën. Tashmë, këto përpjekje duken të rrezikuara.

XS
SM
MD
LG