Agresioni rus në Ukrainë është konflikti më i madh që ka parë Evropa që nga Lufta e Dytë Botërore. Forcat ruse janë duke kryer sulme në të gjithë vendin.
Ushtria ruse ka goditur zona të shumta në Ukrainë me sulme ajrore dhe ka kryer bombardime të mëdha me raketa dhe artileri, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak”, siç e cilësoi ai në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.
ARMËT QË JANË PËRDORUR NË UKRAINË
Ushtria ruse ka përdorur avionë luftarakë dhe raketa “Kalibr” për të goditur objekte në të gjithë Ukrainën. Raketat “Kalibr” janë me precizion të lartë thonë ekspertët por objektet ushtarake ukrainase dhe ndërtesat qeveritare që me sa duket janë shënjestruar nga këto raketa në Kiev dhe Kharkiv janë të vendosura afër zonave të banuara, duke shkaktuar viktima civile.
E njëjta gjë vlen edhe për raketat e lëshuara nga avionët luftarakë rusë, të cilat synonin infrastrukturën ushtarake ukrainase.
Për të goditur objektivat kryesore, ushtria ruse ka përdorur gjithashtu raketa “Iskander” që kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra dhe janë shumë më të fuqishme, të cilat mund të shkatërrojë ndërtesa të mëdha dhe disa objekte të fortifikuara. Disa raketa “Iskander” thuhet se janë lëshuar nga territori Bjellorusisë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë kanë akuzuar ushtrinë ruse për bombardime pa dallim të ndërtesave të banimit, shkollave dhe spitaleve në të gjithë vendin.
Sipas ekspertëve të pavarur raketa “Grad”, “Smerch” dhe “Uragan” kanë goditur edhe zona të banuara.
Ushtria ruse ka përdorur edhe disa armë artilerie që kanë emra lulesh “Bozhure” “Zymbyl” and “Akacia”.
Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e bombave thërrmuese apo armëve termobarike, akuza që Kremlini i ka mohuar.
Armë të tilla janë krijuar për të shënjestruar trupat dhe armatimet e armikut në një zonë të gjerë dhe përdorimi i tyre në zonat e populluara, në mënyrë të pashmangshme do të çonte në viktima masive midis civilëve.
Ushtria ukrainase nuk ka armë të sofistikuara precize me rreze të gjatë veprimi si raketat balistike të Rusisë “Iskander” dhe raketat “Kalibr”. Ushtria ukrainase ka raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të epokës sovjetike, të cilat kanë një kokë të fuqishme, por saktësi të dobët në krahasim me armët më të fundit ruse.
Por Ukraina ka marrë dërgesa të mëdha armatimesh perëndimore, të tilla si raketat antitank “Javelin” të prodhuara në SHBA dhe raketat anti-ajrore “Stinger.”
Zyrtarët ukrainas thanë se ushtria e vendit i ka përdorur ato për t’i shkaktuar dëme të mëdha forcave ruse. Ushtria ukrainase ka përdorur gjithashtu dronët “Bayraktar” të furnizuar nga Turqia.
SANKSIONET KUNDËR RUSISË
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po shtojnë sanksionet kundër Rusisë për sulmin në Ukrainë. Sanksionet po dëmtojnë ekonominë e Rusisë dhe konsumatorët rusë po shohin rritje të shpejtë të inflacionit. Megjithatë, presidentin rus Vladimir Putin nuk po i jep fund luftës.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten sanksione shtesë financiare që synonin njerëzit në rrethin e ngushtë të Presidentit Vladimir Putin dhe Departamenti i Shtetit tha se po vendoste ndalime udhëtimi për 19 oligarkë rusë dhe dhjetëra anëtarë të familjeve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe aleatët evropianë po ashtu njoftuan dëbimin e disa bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave i njohur si SWIFT.
UKRAINASIT LARGOHET PËR TI SHPËTUAR BOMBARDIMEVE
Kombet e Bashkuara kanë thënë se më shumë se 1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt.
Kjo përbën më shumë se 2% të popullsisë së Ukrainës, megjithëse disa nga ata që ikin janë shtetas të vendeve të tjera.