Lidhje

Maqedonia e Veriut mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë


Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të dielën ndalimin e fluturimit në hapësirën e saj ajrore për avionët e kompanive ruse. Shkupi iu bashkua në këtë mënyrë rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të Bllokut, të cilat kanë marrë tashmë një vendim të tillë.

Të vetmet fluturime që do të lejohen janë ato për qëllime humanitare dhe raste emergjencash.

Aktualisht nuk ka ndonjë linjë ajrore nga Moska për në Shkup apo anasjelltas, por ndalimi vlen për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut për aeroplanët e kompanive ruse.

Ndërkohë, autoritetet maqedonase po bëjnë përpjekje për evakuimin e shtetasve të tyre nga Ukraina. Qeveria maqedonase po bashkëpunon me qeveritë bullgare, rumune, hungareze dhe atë të Moldavisë. Autoritetet në Shkup u bëjnë thirrje shtetasve të tyre që të drejtohen për në Odesa, tek konsullata bullgare dhe për në konsullatat në perëndim të Ukrainës ku ende funksionojnë korridoret e evakuimit.
Vlerësohet se rreth 100 shtetas të Maqedonisë së Veriut, përfshirë diplomatë, familjet e tyre dhe vëzhgues të Misionit të OSBE-së, ndodheshin në Ukrainë para fillimit të agresionit rus.

XS
SM
MD
LG