Lidhje

Kremlini thotë se Rusia do të njohë rajonet separatiste në lindje të Ukrainës


Presidenti rus Putin duke kryesuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë (Moskë, 21 shkurt 2022)
Presidenti rus Putin duke kryesuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë (Moskë, 21 shkurt 2022)

Presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz në biseda telefonike të hënën se planifikonte të nënshkruante së shpejti një dekret për njohjen e dy rajoneve separatiste të Ukrainës si entitete të pavarura, njoftoi Kremlini.

Udhëheqësit francezë dhe gjermanë shprehën zhgënjimin me vendimin, tha Kremlini.

Po të hënën Moska tha se ushtarë ukrainas ishin përpjekur të hynin në territorin rus me automjete të armatosura duke shkaktuar vdekjen e pesë vetëve, një akuzë që u hodh poshtë si "lajm i rremë" nga Kievi.

Të dyja këto zhvillime janë në përputhje me një prirje që qeveritë perëndimore e kanë parashikuar në mënyrë të përsëritur, duke akuzuar Rusinë se po përpiqet të krijojë një pretekst për të pushtuar Ukrainën duke fajësuar Kievin për sulme dhe duke u mbështetur në lutjet për ndihmë nga përfaqësuesit separatistë.

Njohja e pavarësisë së rajoneve separatiste do të rriste tensionet me Perëndimin mes frikës se Kremlini mund të sulmojë Ukrainën.
Presidenti Putin flet gjatë takimit me Këshillin rus të Sigurisë në Kremlin (21 shkurt 2022)
Presidenti Putin flet gjatë takimit me Këshillin rus të Sigurisë në Kremlin (21 shkurt 2022)

Megjithë përpjekjet diplomatike, goditjet me mortaja vazhduan të hënën në në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Rusia tha se kishte shmangur një "inkursion" nga Ukraina – gjë që zyrtarët ukrainas e mohuan.

XS
SM
MD
LG