Lidhje

50 vjet pas vizitës së ish-Presidentit Nikson, marrëdhënia SHBA-Kinë vazhdon e tensionuar


Udhëheqësi i atëhershëm i partisë komuniste kineze Mao Ce Dung dhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Richard Nixon shtrëngojnë duart gjatë takimit në Pekin (21 shkurt 1972)
Udhëheqësi i atëhershëm i partisë komuniste kineze Mao Ce Dung dhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Richard Nixon shtrëngojnë duart gjatë takimit në Pekin (21 shkurt 1972)

50 vjet më parë sot, në kulmin e Luftës së Ftohtë, Presidenti i atëhershëm amerikan Riçard Nikson shkoi në Kinën komuniste për një vizitë që shënoi fillimin e transformimit të marrëdhënieve SHBA-Kinë dhe pozicionit të Kinës. Miqësia mes dy vendeve lindi nga rrethanat dhe jo nga një lidhje e natyrshme. Pas 50 vjetësh, marrëdhëniet janë më të brishta se kurrë më parë.

Kina dhe Bashkimi Sovjetik, dikur aleatë komunistë, i kishin shkëputur lidhjet dhe Mao Ce Duni i shihte Shtetet e Bashkuara si një kundërpeshë të mundshme ndaj çdo kërcënimi sovjetik.

50 vjet pas vizitës së ish-Presidentit Nikson, marrëdhënia SHBA-Kinë vazhdon e tensionuar
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:27 0:00

Zoti Nikson, në atë kohë i përfshirë në skandalin Watergate, donte ta izolonte Bashkimin Sovjetik dhe të dilte nga lufta e zgjatur dhe e përgjakshme e Vietnamit që kishte përçarë amerikanët. Ai shpresonte që Kina, një aleate e veriut komunist të Vietnamit në betejën e saj me jugun e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, të luante një rol në zgjidhjen e konfliktit.

Pekini dhe Uashingtoni ranë dakord me shpejtësi për normalizimin e marrëdhënieve.

"Duke qenë se objektivat strategjikë të të dy palëve përputheshin plotësisht dhe gjykimet e tyre për orientimin e forcave strategjike globale përputheshin, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, që kishin qenë kundërshtare të vendosura për 20 vjet, hodhën me shpejtësi një hap të parë historik drejt normalizimit të marrëdhënieve", thotë Shi Yinhong, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetit Renmin të Pekinit.

Ish-Presidenti Richard Nixon dhe ish-Zonja e Parë Pat Nixon duke vizituar Murin e Madh Kinez (24 shkurt 1972)
Ish-Presidenti Richard Nixon dhe ish-Zonja e Parë Pat Nixon duke vizituar Murin e Madh Kinez (24 shkurt 1972)

Por marrëdhënia mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara do të paraqiste gjithmonë sfida dhe pas gjysmë shekulli ulje-ngritjesh, është më e brishtë se kurrë.

Lufta e Ftohtë ka mbaruar prej kohësh, por të dyja palët janë të shqetësuara nga një luftë e re e mundshme.

Megjithë mohimet e përsëritura kineze, Amerika shqetësohet se bota e udhëhequr nga demokratët që triumfoi mbi Bashkimin Sovjetik mund të sfidohet nga modeli autoritar i një Kine të fuqishme që vazhdon të forcohet.

"Rritja e fuqisë së saj e ka bërë Kinën që jo vetëm të intensifikojë përpjekjet për të forcuar statusin dhe të drejtat dhe interesat strategjike të saj, por po ashtu ka krijuar besim më të madh tek populli kinez," thotë prof. Shi.

Të dyja palët kanë mosmarrëveshje për çështje të shumta, përfshirë tregtinë, të drejtat e njeriut, pandeminë, Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore.

Zyrtarët dhe studiuesit kinezë e konsiderojnë vizitën e presidentit Nikson, si një periudhë kur të dyja vendet kishin vullnetin për komunikim dhe mirëkuptim të ndërsjellë, pavarësisht dallimeve të tyre.

"Zhvillimi i Kinës synon thjesht të përmirësojë jetesën e popullit kinez, jo të sfidojë apo t’i zërë vendin Shteteve të Bashkuara", thotë Wang Wenbin, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës.

Marrëdhëniet u acaruan në vitin 2018, kur administrata e Presidentit Trump hapi një luftë tarifash kundër Kinës.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se dëshiron një marrëdhënie më të qëndrueshme, por dallimet e thella mbi tregtinë dhe të drejtat e njeriut e bëjnë të vështirë mirëkuptimin e ndërsjellë.

XS
SM
MD
LG