Lidhje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara paralajmëron amerikanët në Rusi për sulme të mundshme


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Rusi paralajmëroi amerikanët të dielën që të përgatisnin plane evakuimi, duke përmendur si arsye rrezikun e sulmeve të mundshme në Moskë dhe përgjatë kufirit rus me Ukrainën. Paralajmërimi shkaktoi reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

"Ka pasur kërcënime për sulme kundër qendrave tregtare, stacioneve hekurudhore dhe metrosë, si edhe vendeve të tjera të grumbullimit publik në zonat kryesore urbane, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, si dhe në zonat e tensionuara përgjatë kufirit rus me Ukrainën", tha ambasada.

"Rishikoni planet tuaja personale të sigurisë," tha ambasada. "Përgatisni plane evakuimi që nuk mbështeten tek ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara."

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, shtroi pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara ia kishin përcjellë Rusisë informacionin për sulme të mundshme.

"Dhe nëse jo, si mund t'i kuptojmë të gjitha këto?" tha zonja Zakharova.

XS
SM
MD
LG