Lidhje

Panairi i Makinave Çikago 2022


Panairi i Makinave në Çikago
Panairi i Makinave në Çikago

Një nga pjesët më interesante të panairit të automjeteve në Çikago këtë vit, një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të njohura të automjeteve në Amerikën e Veriut, është shfaqja e automjeteve të reja, tërësisht elektrike që vijnë së shpejti në tregun e makinave.

Panairi i makinave Çikago 2022
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:42 0:00

“Kërkesa është shumë e lartë”.

Jasen Turnbull është menaxher marketingu i Ford-it, që promovon një automjet në panairin e makinave që megjithëse ende nuk ka dalë në treg, nuk është I disponueshëm për t’u blerë për një kohë të gjatë për shkak të kërkesës së lartë.

“Kemi 200,000 prenotime dhe po përpiqemi të përmbushim këto kërkesa”.

Ai nuk po flet për një automjeti të fundit sportiv apo një makinë sportive me performancë të lartë…ai po promovon një kamionçinë të re, e cila dallohet për atë që mungon - një motor tradicional me djegie. Ford F-150 Lightning është tërësisht elektrik.

"Ai tërheq po aq mirë sa kamionët aktualë dhe është po aq i qëndrueshëm", thotë Jasen.

Ndërsa kamionçinat tradicionale ishin më të shiturat në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021, menaxheri i Fordit e pranon se dukej e pamundur që një automjet tërësisht elektrik ose kamionçinë "E-V" të pritej po aq mirë sa ato me benzinë.

“Është një segment që po rritet shpejt. Edhe dy vjet më parë, ishte pothuajse e paimagjinueshme", thotë Jasen Turnbull.

Ata që duan të blejnë një kamionçinë 'Lightning' nuk duken të shqetësuar nga distanca përafërsisht 600 kilometra që mund të përshkojë makina përpara se të ketë nevojë për t’u furnizuar.

"Shumica e njerëzve nuk udhëtojnë 640 km në ditë, por duan të kenë mundësinë të shkojnë në një udhëtim të shkurtër ose të gjatë".

Nichole Kraatz është kryeinxhiniere për kamionçinën e re Chevrolet Silverado EV të kompanisë General Motor, që konkurron drejtpërdrejt me Ford F-150 Lightning. Ajo thotë se një rrjet në rritje i stacioneve të karikimit në të gjithë Amerikën po i ndihmon konsumatorët të kapërcejnë ankthin për rimbushjen e automjeteve elektrike.

“Konsumatorët duan që makinat elektrike të kenë aftësi të ecin gjatë. Rritja e stacioneve të karikimit në strategjinë tonë për automjetet elektrike, si dhe partneriteti me kompani të tjera të stacioneve të karikimit, do të na lejojë me të vërtetë ta kemi mundësinë për të shkuar edhe më tej se 640 kilometra distancë", thotë zonja Kraatz.

Zonja Kraatz thotë se Silverado EV është oferta më e fundit në një rritje dramatike të automjeteve të reja elektrike që General Motors planifikon të hedh në treg në një të ardhme jo shumë të largët.

“Ne synojmë të kemi një milion automjete në rrugë deri në vitin 2025 që janë elektrike. Deri në 35 modele që do të jenë automjete elektrike”, thotë Nichole Kraatz.

Fordi ka gjithashtu plane ambicioze për makinat elektrike.

“Ne po investojmë 30 miliardë dollarë në dy vitet e ardhshme dhe synojmë që 40 për qind e automjeteve tona në tregun amerikan të jenë të gjitha elektrike deri në vitin 2030”, thotë Jasen Turnbull me kompaninë Ford.

Prodhuesit e tjerë po përshpejtojnë modelet e reja të makinave elektrike në treg.

Tesla së shpejti do të shtojë një "cybertruck" tërësisht elektrik në linjën e saj tashmë të njohur të sedanëve.

Rivian po planifikon gjithashtu të dorëzojë porositë e para për kamionin e saj të ri më vonë këtë vit.

“Tregu i kamionëve është në rritje. Ndihem shumë e emocionuar që jam në prag të një tjetër transformimi në industrinë e automjeteve”, thotë Nichole Kraatz.

“Tani është koha e duhur. Kostot e baterive janë ulur dhe infrastruktura e stacioneve të karikimit është rritur”, thotë Jasen Turnbull.

Këta kamionë elektrikë janë tashmë shumë popullor. Klientët duhet të presin vetëm për t'u futur në një listë për të blerë Ford F-150 Lightning.

“Tani e kemi ndaluar prenotimin. Po përqëndrohemi të përmbushim porositë që tashmë kemi marrë”, thotë Jasen Turnbull.

XS
SM
MD
LG