Lidhje

Talebanët vendosin kufizime në programet televizive


Përpara se talebanët të merrnin pushtetin, në Afganistan programet argëtuese në televizione ishin të shumta. Por 6 muaj pas qeverisjes së tyre situata është krejt ndryshe. Më shumë se 300 media afgane janë mbyllur për shkak të problemeve financiare dhe kufizimeve të vendosura nga talebanët. Mijëra profesionistë të medias kanë humbur punën, 70% prej tyre gra.

Talebanët vendosin kufizime në programet televizive
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00

Në Afganistan, përpara se talebanët të merrnin pushtetin kanalet agrëtuese në televizion ishin të shumta. Por, jo më tani… Talebanët po iu kërkojnë drejtuesëve të televizioneve të ndryshojë përmbajtjen.

“Zyrtarët na kërkuan që të ndalojmë të gjithë serialet që transmetohen nga 1TV (One TV). Për momentin këto seriale janë zëvendësuar me seriale iraniane. Sepse ata thonë se serialet iraniane janë islamike dhe e respektojnë hixhabin dhe njerëzve sipas tyre u pëlqejnë këto lloj seriale”, thotë Hadi Sahar, producent.

Programet muzikore në televizione tani nuk transmetohen më. Në gjashtë muajt e fundit, çdo program argëtimi në shumicën e kanaleve televizive është ndalur.

Në godinën e televizionit “One TV”, në këtë dhomë dikur diskutohej për programet argëtuese. Por tani gjithçka ka marrë fund. Tani punonjësit po përpiqen të kuptojnë se si të prodhojnë programe islamike që plotësojnë kërkesat e talebanëve.

E ndërsa kur bëhet fjalë për lajmet, shumë gazetarë i thonë Zërit të Amerikës se autocensura është bërë normë nën regjimin e ri taleban.

Ata nuk do të guxonin të kritikonin qeverinë, siç bënin gjatë regjimit të kaluar. Nga ana tjetër gazetaret femra përballen me problemet e tyre.

“Më parë na lejohej të shkonim lirshëm kudo për të raportuar. Por jo më. Për shembull, disa ministri dhe zyra nuk i lejojnë gratë të hyjnë brenda”, thotë gazetarja Fakhria Radfar.

Talebanët u kanë thënë gjithashtu prezantueseve femra në kanalet e lajmeve që të ndryshojnë pamjen e tyre.

“Pas ardhjes së talebanëve, gazetaret femra duhet të mbulojnë flokët e tyre. Tani, ne duhet të ndryshojmë plotësisht veshjet tona sepse ata janë në qeveri.”

Megjithatë, talebanët duket se po u japin njerëzve kohë për t’u përshtatur. Disa radio dhe kanale televizive afgane ende transmetojnë muzikë, edhe pse shumë më pak. Disa programe të huaja argëtuese, ku shfaqen gra që nuk e kanë kokën të mbuluar ende vazhdojnë të jenë në transmetim.

Kur talebanët morën pushtetin, shumica e njerëzve të famshëm u larguan nga vendi. Po ashtu finiancimi për reklamat televizive ra ndjeshëm.

Stacionet televizive tani po luftojnë për të mbijetuar me shumë më pak para dhe shumë më tepër kufizime. Sipas një sondazhi të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, më shumë se 300 media afgane janë mbyllur për shkak të problemeve financiare dhe kufizimeve të talebanëve. Mijëra profesionistë të medias kanë humbur punën, 70% prej tyre gra.

XS
SM
MD
LG