Regjistrimit vjetor ndërkombëtar i shpendëve të ujit kryhet çdo vit në Shqipëri në kuadër të një organizimi mbarëbotëror. Të dhënat flasin për një prirje në rënie të numrit të shpendëve që lidhet si me ndryshimet globale të klimës, edhe me faktorët vendor, në disa ligatina të vendit. Specialistët vlerësojnë nevojën e mbrojtjes së ekosistemeve nga degradimi, sidomos nga efektet e urbanizimit, i cili në Shqipëri po bëhet edhe më me ndikim për faunën shqiptare.
Në 33 ligatina të Shqipërisë ka përfundur regjistrimi vjetor i shpendëve ujorë dhe raportet sjellin një panoramë mbi zhvillimet që lidhen me këtë pjesë të faunës shqiptare.
Taulant Bino që drejton shoqatën e vëzhguesve të zogjve në Shqipëri thotë se këtë vit rreth 120 pjesëmarrës nga organizata të ndryshme mjedisore dhe stafi i Zonave të Mbrojtura morën pjesë në procesin e regjistrimit.
“Ky census regjistroi në Shqipëri rreth 135 mijë shpendë të cilët përfaqësonin 61 lloje të vecanta të shpendëve të ujit".
Zoti Bino thotë më tej se raportet flaisn për një ulje të numrit të shpendëve të ujit.
"Ajo që bie në sy sivjet është një shifër relativisht e ulët. Por shqetësimi për shifrat e ulta nuk duhet të vijë nga prurjet vjetore, por duhet parë në tendencën afatgjatë. Ajo që ne shikojmë me shumë shqetësim që nga censusi i parë në vitin 1993 është se kemi dy periudha që dallojnë dukshëm nga njëra tjetra. Periudha 1996-2012 ku numri mesatar i shpendëve të ujit në ligatinat shqiptare është rreth 185 mijë, ndërsa për periudhën e dytë nga viti 2013 -2022 është 135 mijë shpendë. Ne kemi afro 50mijë shpendë më pak nga peridhën e dytë krahasuar me të parën".
Parku Divjakë -Karavasta ka regjistruar edhe këtë vit numrin më të madh të llojeve të shpendëve ujorë, por me një ulje të numrit të tyre. Drejtori i Pakut Ardian Koci thotë se janë disa faktorë që ndikojnë.
"Nga numrat përfundimtarë shikojmë se kemi rreth 25 mijë shpendë me rreth 58 lloje të tyre. Kemi një rënie në krahasim me vitin e shkuar ku ishin regjistruar 36 mijë shpendë".
Shkaqet janë të ndryshme, mund të jenë shkaqe atmosferike , dritë e pamjaftueshme, kohë me erë, aftësi profesionale të numëruesve, por edhe ndryshimet klimaterike në vite kanë bërë një reduktim që shihet si tendencë.
Ndërsa Saimir Hoxha , një ekspert i ekosistemeve, thotë se për sa i përket faktorëve vendas ato kanë ardhur duke u përmirësuar, por faktorët klimatikë janë ato që e lahasin këtë shifër.
“Për sa i përkejt faktorëve vendas, të kushteve të qetësisë, masave për ruajtjen e mbrotjen e zonës, ato janë në përmirësim e sipër dhe numri i shpendëve migratorë këtu nuk ka ndonjë shqetëësim por faktorët klimatikë e luhasin këtë shifër,” thotë zoti Hoxha.
Profesor Taulant Bino thotë se ndryshimi i përdorimit të territorit është një nga faktorët kryesorë në Shqiqpri për ulejne nurmti të shpendëve.
"Shpjegimi ynë është se rënia e numrit lidhet me ndryshimin e përdorimit të territorit në përgjithësi në Shqipëri, ku faktori kryesor është urbanizimi masiv ,intesifikimi i bujqësisë apo braktisja e bujqësisë në disa zona të tjera, pasi shpendët e ujit përdorin dhe tokat bujqësore, rritja e përshqetësimit të njeriut , rritja e mbipeshkimit apo dhe bragonazhi në fund fare. Këta janë faktorë që kanë cuar në humbjen dhe degradimin e ekosistemev dhe ndër ta më i rrezikshëm vitet e fundit shfaqet urbanizimi masiv që po ndodh dukshëm në gjithë zonën bregdetare ku shtrihen liagtinat tona më të rëndësishme të Shqipërisë ".
Zoti Bino thotë më tej se duhet punuar për të frenuar degradimin e eksosistemeve.
"Ndërkohë që ne shikojmë një rënie të numrit të shpendëve të ujit dhe themi që kjo vjen nga humbja e degardimi i eskositemeve do të thotë që ne duhet të ndalojmë këtë trend. Gjithë vendimet e marra nga qeveria në Janar të 2022 cojnë drejt një urbanizmi më masiv apo një industrializim të zonave të mbrojtura ligationore bregdetare. Përshembull, ka reduktime të sipërfaqeve të mbrojtura për t`u zënë më pas me parqe eolike, ka reduktim të sipërfaqes në Nartë për të ndërtuar një aeroport, ka propozime që vijnë për ndërtime resortesh turistike, në Divjakë ka propozime për bujqësi intensive".
Qeveria shqiptare e ka lidhur rishikimin e hartës dhe statusit të Zonave të Mbrojtura me një përditësim të të gjithë territorit, duke pasqyruar ndryshimet e ndodhura në 30 vitet e fundit.
Sipas autoriteteve të ministrisë së mjedisit dhe turizmit rishikimi i hartës së Zonave të Mbrojtura jep mundësinë për planifikim më të mirë dhe një organizim më të mirë të aktiviteteve turistike dhe ekonomike që mund të zhvillohen.