Lidhje

Sekretari i Shtetit Blinken në Australi për bisedime me partnerët e Azi-Paqësorit


US Secretary of State Antony Blinken waves as he steps from his plane upon arrival to attend the meeting of the Quadrilateral Security Dialogue (Quad) foreign ministers in Melbourne, Australia, Feb. 9, 2022.
US Secretary of State Antony Blinken waves as he steps from his plane upon arrival to attend the meeting of the Quadrilateral Security Dialogue (Quad) foreign ministers in Melbourne, Australia, Feb. 9, 2022.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Australi të mërkurën për bisedime që synojnë thellimin e angazhimit të administratës së presidentit Biden në rajonet e Azi-Paqësorit dhe Indo-Paqësorit, si edhe për diskutime të përqendruara tek kriza mbi Ukrainën.

Zoti Blinken do të takohet me udhëheqësit e Australisë, Japonisë dhe Indisë.

Ministrja e Jashtme australiane Marise Payne, e cila organizon takimin, tha të mërkurën se bisedimet i dërgojnë një mesazh Kinës se siguria në rajon mbetet një përparësi për Shtetet e Bashkuara.

Zonja Payne tha se ministrat e katërshes do të bisedojnë gjithashtu edhe për shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit në rajon, sigurinë kibernetike, si edhe çështje si disinformimi, kundërterrorizmi dhe ndryshimet klimatike.

Gjatë udhëtimit për në Australi të mërkurën, zoti Blinken u tha gazetarëve se ai dhe ministrat e tjerë do të diskutonin për çështje me rëndësi për "popujt e gjithë rajonit dhe mbarë botën."

"Katërshja po bëhet një mekanizëm i fuqishëm për shpërndarjen e vaksinave në një pjesë të madhe të botës, forcimin e sigurisë detare për t’i bërë ballë agresionit në rajonin e Indo-Paqësorit, zhvillimin e teknologjive dhe për t'u siguruar që ato të përdoren për qëllime pozitive, jo negative, si edhe një axhendë gjithnjë e më të zgjeruar”, tha zoti Blinken.

Sekretari i Shtetit tha se partneritete të tilla u japin mundësi vendeve të përdorin avantazhet e secilit për të trajtuar çështje të rëndësishme si ndryshimet e klimës, COVID-19 dhe teknologjitë në zhvillim.

XS
SM
MD
LG