Lidhje

Shkarkimi i Metës, Kushtetuesja mbyll seancën dëgjimore


Gjykata Kushtetuese mbyll seancen degjimore per shkarkimin e presidentit Ilir Meta
Gjykata Kushtetuese mbyll seancen degjimore per shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese mbylli sot seancën dëgjimore lidhur me shqyrtimin e vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Përfaqësuesit e shumicës i qëndruan pozicionit se kreu i Shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe pas procesit zgjedhor të 25 prillit. Ndërsa këshilltarët ligjor të presidentit, vunë theksin te shkeljet e shumta proceduriale që sipas tyre e bëjnë të pavlefshëm të gjithë procesin

Në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, e treta në radhë për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, ishin parashikuar përgjigjet e Kreut të Shtetit ndaj 72 pyetjeve që i ishin drejtuar nga trupa e gjyqtarëve. Zoti Meta kishte njoftuar se ai do t’i lexonte vetë publikisht, nga zyrat e presidencës, përgjigjet e këtyre pyetjeve. Kjo ndodhi vetëm në mbrëmja. Edhe përfaqësuesit e tij në seancë, zgjodhën që t’i dorëzonin ato me shkrim.

Shkarkimi i Metës, Kushtetuesja mbyll seancën dëgjimore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:26 0:00

Por gjatë ndërhyrjes së tyre në seancën e sotme, këshilltarët e zotit Meta, i kushtuan vëmendje një kopje të re të urdhërit për thirrjen e seancës parlamentare të datës 7 maj e cila miratoi raportin e Komisionit të Ligjeve lidhur me nismën deputetëve për të hapur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. Ndërsa urdhëri për thirrjen e seancës, sipas variantit në faqen zyrtare, është i datës 6 maj, shkresa e re, ishte kopje e këtij urdhëri, por me datën 5 maj, datë e cila do të rrëzonte pretendimin se seanca ishte thirrur në kundërshtim me rregulloren që parashikon një afat 48 orësh. Përfaqësuesit e zotit Meta folën për një manipulim, duke kërkuar nga Gjykata të verifikojë vërtetësinë e shkresës: “Qoftë në këtë formë siç e çon parlamenti, që ka një ndërhyrje, qoftë në këtë formën tjetër, që është realja, siçështë publikuar, qëndrimet e presidentit qëndrojnë të bazuara. Seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë kohë, ndërkohë që detyrimi është 48 orë. Në rendin e ditës, nuk kanë qenë të përfshira dy akte por vetëm një akt, një shkelje tjetër kjo më shumë e parlamentit vetëm e vetëm, e diktuar përmes vullnetit politik, për të arritur në ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte sipas kushtetutës dhe ligjeve për komisionet hetimore”, deklaroi zoti Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i zotit Meta.

Një tjetër element që e bën të dyshimtë shkresën e re të parlamentit është dhe fakti që në datë 5 maj Komisioni i Ligjeve nuk e kishte miratuar ende raportin mbi kërkesësn e deputetëve, gjë të cilën e bëri një ditë më pas, në 6 Maj.

Zoti Meta njoftoi sot se do të bëj kallëzim në prokurori ndaj parlamentit për falsifikim të provave.

Shkeljet proceduriale, që nga mosdhënia kohë zotit Meta për t’u paraqitur në Komisionin e Ligjeve, deri të shpejtësia për thirrjen e seancës, ku po ashtu u fut në shkelje të rregullores dhe një pikë shtesë në rendin e ditës, kanë përbërë thelbin e mbrojtjes së presidentit. Edhe sot në paraqitjen e përfundimeve, ata i kërkuan Gjykatës të shpallë deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit për ngritjen e Komisionit Hetimor, si dhe të shfuqizojë e të shpallë antikushtetues vendimin që çoi në shkarkimin e presidentit. Ata kërkuan gjithashtu që Gjykata të konstatojë se parlamenti nuk ka të drejtë të ngrejë komisione hetimore në 4 muajt e fundit të funksionimit të tij.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e shumicës në parlament, përsëritën qëndrimin se sipas tyre presidenti Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, si me sulmet ndaj diplomatëve perëndimorë ashtu dhe me retorikën, që sië u shprehën, ka frymëzuar dhunë dhe dasi shoqërore.

Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendim, të cilin ajo ka detyrim ta arsyetojë brenda 30 ditëve. Por duket se Gjykata këtë herë, përvecse të analizojë nëse presidenti ka kryer ose jo shkelje të rënda, do të duhet të shqyrtojë me vëmendje dhe se sa konform rregullave dhe ligjeve ka qenë procedura e ndjekur nga parlamenti.

XS
SM
MD
LG