Lidhje

Escobar dhe Lajcak në Beograd: Serbia dhe Kosova duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u bënë thirrje sërish të enjten të dyja palëve, që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet e deritashme.

Mendimi i analistëve në Prishtinë për vizitën e të dërguarve të SHBA dhe BE
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:59 0:00

Të dy zyrtarët e lartë, shkuan të mërkurën në Beograd, pas vizitës treditëshe në Prishtinë, në kuadër të përpjekjeve për ripërtëritjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Do të donim të shihnim përparim të shpejtë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve të deri tashme dhe për këtë ishim të qartë në Prishtinë dhe në Beograd, se çdo gjë për çfarë është rënë dakord në të kaluarën, duhet të zbatohet dhe kjo ka të bëjë me të dyja palët. Do të donim të shihnim përparim të shpejtë në ecjen drejt një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”, tha i dërguari evropian, Lajçak.

Ndërsa i dërguari amerikan, Gabriel Escobar tha se “çdo gjë për të cilën është rënë dakord në bisedime, duhet të zbatohet dhe ky mesazh është përçuar në Prishtinë”, duke ju referuar diskutimeve rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë që është edhe çështja më e diskutueshme në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evrpopian.

Shtetet e Bashkuara, tha ai, nuk janë bashkënegociuese në bisedime, por do të mbështesin çdo rezultat të tyre “financiarisht, politikisht dhe teknikisht”.

Nga pikëpamja amerikane, çështja e asociacionit duhet të diskutohet sepse është rënë dakord që të diskutohet. Ne nuk kemi pikëpamje se si duhet të materializohet, nuk kemi ardhur me propozim për ta imponuar. U takon të dyja palëve të diskutojnë në bisedimet e lehtësuara nga BE-ja”, tha ai

Zoti Lajçak tha se pas takimeve në Prishtinë dhe në Beograd është “më optimist” për një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet palëve, që sipas tij, kanë shprehur gatishmëri për një gjë të tillë. “Nuk është çështja nëse do të ketë takim, por kur do të ndodhë ai”, tha zoti Lajçak.

Por, ai nuk tha nëse do të ketë ndonjë takim para zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Serbisë, që mbahen më 3 prill.

Serbia kërkon që zgjedhjet të organizohen edhe në Kosovë dhe është shprehur e shqetësuar se autoritetet në Prishtinë mund të mos lejojnë një gjë të tillë, pas ndalimit te mbajtjes së një referendumi të Serbisë, muajin e kaluar.

Qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në proceset demokratike kudo që kanë të drejtë të votojnë. Kemi biseduar me partnerët se ka praktika evropiane që mundësojnë votimin e atyre që jetojnë gjetiu. Qartazi që gjetja e një pajtimi është përgjegjësi e palëve, por SHBA-ja dhe BE-ja janë të gatshme të bëjnë pjesën e tyre të punës”, tha zoti Lajçak.

Është qëndrimi ynë se të gjithë qytetarët e rajonit duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm dhe hapur në zgjedhjet demokratike për të cilat janë të kualifikuar të votojnë dhe do të vazhdojmë të mbajmë këtë qëndrim”, tha zoti Escobar.

I pyetur rreth sanksioneve ndaj një grupi afaristësh serbë në veriun e Kosovës, të vendosura nga Shtetet e Bashkuara në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar, zoti Escobar tha se sanksionet në Ballkanin Perëndimor kanë të bëjnë me korrupsionin dhe synojnë luftimin e njërit prej problemeve më të rënda në tërë rajonin.

Dua të nënvizoj se korrupsioni është problemi më i rëndë për këtë gjeneratë, që u vjedh të rinjve ardhmërinë ekonomike, privon shoqëritë demokratike nga aftësitë për të funksionuar dhe kjo administratë është shumë e përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit”, tha zoti Escobar.

XS
SM
MD
LG