Lidhje

Pheniani konfirmon testin me raketën me rrezen më të gjatë që nga viti 2017


Pheniani konfirmon testin me raketën me rrezen më të gjatë që nga viti 2017
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:56 0:00

Koreja e Veriut konfirmon kryerjen e një prove me raketë balistike me rreze të mesme veprimi. Kjo është raketa më e madhe që ka testuar Pheniani në më shumë se katër vjet. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Bill Gallo njofton nga Seuli se ky veprim shton edhe më tej trysninë ndaj administratës së Presidentit Joe Biden.

Koreja e Veriut thotë se ka testuar raketën balistike me rreze të mesme veprimi “Hwasong-12”.Hera e fundit që Pheniani ka kryer provë me një raketë të tillë ishte në vitin 2017. Këtë herë, Koreja e Veriut publikoi dy foto pasi raketa kaloi atmosferën e tokës.

Koreja e Veriut thotë se raketa u lëshua në një kënd të pjerrët për të shmangur fluturimin mbi vende të tjera. Në Tokio, zëdhënësi i qeverisë japoneze Hirokazu Matsuno e dënoi provën.

“Prova raketash të tilla bien ndesh me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit. Vendi ynë i ka dorëzuar një notë proteste të ashpër Koresë së Veriut përmes ambasadës tonë në Pekin.”

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut zhvilloi një takim urgjent, ndërsa bëri thirrje që Pheniani t’u kthehet bisedimeve.

Koreja e Veriut ka lëshuar 11 raketa në janar, duke shënuar një rekord të ri mujor. Megjithëse prova e fundit është më e madhja në katër vjet, analistët si Ramon Pacheco-Pardo thonë se ajo mund të mos shihet si një provokim i madh.

“Nëse Koreja e Veriut donte vërtet të tërhiqte vëmendjen botërore, ata do të testonin një raketë ndërkontinentale ose bërthamore. Por ata nuk e bënë këtë. Aktualisht, askush nuk po komenton për testin përveç atyre që ndjekin çështjet e Gadishullit Korean”, tha për Zërin e Amerikës profesori Ramon Pacheco-Pardo.

Në një reagim për provën e fundit, një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve se pret që Koreja e Veriut të kryejë së shpejti teste më të mëdha në përpjekje për siguruar lëshime nga Shtetet e Bashkuara. Ai tha se Uashingtoni është i hapur për negociata, por për momentin nuk dëshiron një takim në nivel presidenti.

XS
SM
MD
LG