Lidhje

Rusia thotë se nuk do të fillojë luftë me Ukrainën


Kryediplomati rus Sergei Lavrov tha të premten se Moska nuk do të fillojë luftën kundër Ukrainës, por paralajmëroi se nuk do ta lejojë Perëndimin të dëmtojë interesat e saj sigurisë.

Lavrov: Russia nuk ka në plan të nisë luftën
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:07 0:00

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të enjten udhëheqësin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy se ekziston një "mundësi reale" që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Ukrainës në muajin shkurt.

"Nuk do të ketë luftë për sa i takon Federatës Ruse, ne nuk duam luftë," tha Ministri i Jashtëm Lavrov në një intervistë me disa radio ruse. "Por ne nuk do të lejojmë që të shkelen me arrogancë dhe të injorohen interesat tona."

Komentet e zotit Lavrov vijnë mes shqetësimeve në rritje të perëndimit se Moska po përgatit një sulm ndaj Ukrainës.

Presidenti Putin hapi sot takimin javor të Këshillit të tij të Sigurimit, duke thënë vetëm se aty do të trajtoheshin çështje të politikës së jashtme.

Një ditë më parë, gjatë një bisede telefonike, Presidenti Joe Biden paralajmëroi homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy se ekziston një "mundësi reale" që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Kievit, në muajin shkurt.

Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken u pyet nëse Uashingtoni dhe Kievi, kanë të njëjtin qëndrim lidhur me atë se sa e afërt është mundësia e një pushtimi rus.

Presidenti Zelenskiy ka të drejtë, nuk ka vend për panik dhe askush nuk është përfshirë nga paniku. Ne po shohim faktet dhe po veprojmë në mënyrë të matur. Ne po bëjmë gjithçka është e mundur, që t’ia bëjmë të qartë Moskës se ka dy rrugë përpara saj, atë të diplomacisë dhe dialogut, që do të zgjidhte mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore, ose rrugën e agresionit dhe pasojat masive që do të rrjedhin prej saj”.

Uashingtoni thotë se po koordinon çdo hap me Ukrainën dhe aleatët e NATO-s, duke përgatitur sanksione të ashpra ekonomike në rast të një pushtimi rus. Mes masave të Perëndimit do të ishte dhe ndalimi i operimit të gazsjellësit Nord Stream 2, i cili do të transportojë gaz nga Rusia në Gjermani.

Për sa i përket Nord Stream 2, ne vazhdojmë të kemi biseda shumë të forta e të qarta me aleatët tanë gjermanë, ndaj dua të jem e qartë edhe me ju sot. Nëse Rusia pushton Ukrainën, në një mënyrë ose në një tjetër, Nord Stream 2 do të bllokohet”, tha Victoria Nuland Nënsekretare e Shtetit mbi Çështjet Politike.

Më herët, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se vendi i saj do t'i mbështesë sanksionet e ashpra nëse Rusia pushton Ukrainën.

Në rast agresioni të mëtejshëm, përgjigjja jonë do të jetë e plotë duke përfshirë dhe Nord Stream 2”.

Këtë javë Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë, duke i konsideruar si të papranueshme, kërkesat e Moskës që Ukraina të mos lejohet të anëtarësohet në NATO dhe që Perëndimi të tërheqë trupat dhe armatimet nga vendet në kufi me Rusinë. Nga ana tjetër Uashingtoni parashtroi fushat ku diskutimet janë të mundshme, duke ofruar ndoshta një rrugë për të ulur tensionet.

Përgjigja zyrtare e Rusisë ndaj këtyre propozimeve dhe vendimi përfundimtar nëse do të pushtojë ose jo Ukrainën, i takon Presidentit Vladimir Putin. Por një ditë më parë Kremlini paraqiti një situatë të zymtë, duke deklaruar se ka "pak vend për optimizëm". Megjithatë ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov shtoi se disa elementë të përgjigjes amerikane, mund të çojnë në fillimin e bisedimeve serioze për çështje dytësore.

Mes tensioneve në rritje, Uashingtoni ka paralajmëruar Moskën për sanksione shkatërruese nëse pushton Ukrainën. Ato do të synonin zyrtarë të lartë rusë dhe sektorë kryesorë të ekonomisë së këtij vendi.

I pyetur sot rreth sanksioneve, zoti Lavrov tha se Moska e kishte paralajmëruar Uashingtonin, se vendosja e tyre do të çonte në një ndërprerje të plotë të marrëdhënieve.

XS
SM
MD
LG