Historiani e publicisti nga Kosova Jusuf Buxhovi thotë se ndryshimi në skenën politike të Kosovës ishte një zhvillim pozitiv dhe se tani qeverisja e re duhet të punojë që shteti i Kosovës të rimëkëmbet. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Buxhovi thotë se hapat për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, janë të nevojshme por bisedimet duhet të bëhen vetëm mbi parimin e njohjes reciproke mes dy vendeve. Në bisedën me kolegen Keida Kostreci, zoti Buxhovi foli edhe për për nismën e Ballkanit të Hapur dhe për zhvillimet lidhur me Ukrainën dhe ndikimin që ato mund të kenë për rajonin e Ballkanit.
Buxhovi: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi duhet të bëhet në bazë të parimit të njohjes reciproke
- Keida Kostreci