Lidhje

Ukrainasit vlerësojnë qëndrimin e Perëndimit ndaj Rusisë


Ukrainasit vlerësojnë qëndrimin e Perëndimit ndaj Rusisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

Ukrainasit mirëpritën të enjten qëndrimin e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të mos i bërë lëshime Rusisë mes përpjekjeve diplomatike për uljen e tensioneve dhe kërcënimeve për luftë. Të mërkurën Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja i dhanë përgjigje me shkrim Moskës lidhur me kërkesat e reja të Rusisë për garanci në fushën e sigurisë, pas konsultimeve me partnerët evropianë dhe Ukrainën.

Moska kërkon garanci që NATO-ja nuk do ta pranojë Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike që të bëhen anëtarë dhe që aleanca të reduktojë dislokimet e trupave në vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik.

“Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk janë të gatshme të diskutojnë mundësinë e bllokimit të anëtarësimit të Ukrainës në aleancë, çfarë bie ndesh me kërkesat kryesore ruse. Për mendimin tim, Ukraina nuk ka pse të shqetësohet lidhur me negociatat. Perëndimi mbetet i konsoliduar në përgjigjen ndaj kërkesave ruse dhe nuk po e lë Ukrainën nën mëshirën e Moskës para një pushtimi të mundshëm”, thotë analisti Petro Bukovkyi.

Banorët e kryeqytetit Kiev i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se e vlerësojnë qëndrimin e Perëndimit.

“Perëndimi po luan një rol shumë të rëndësishëm, sepse Rusia do të ishte më agresive ndaj Ukrainës nëse askush nuk do ta mbështeste Kievin. E vlerësoj lart këtë qëndrim. Kjo do të thotë se Perëndimi po mban një qëndrim shumë më të rreptë në mbështetjen e Ukrainës sesa tetë vite më parë”, tha Danilo Antonyuk, banor i kryqtetit ukrainas.

Maxim, banor i Kievit, thotë se qendrimi i NATO-s tregon mbështetje të fuqishme për Ukrainën.

“Kjo është një mbështetje e madhe nga vendet e aleancës. Sepse NATO-ja është një alenacë e fuqishme ushtarake dhe pa këtë mbështetje Rusia mund të tregohet më e paciptë.”

Tensionet janë rritur gjatë javëve të fundit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s druhen se Moksa po planifikon pushtimin e vendit fqinj, dikur pjesë e bllokut sovjetik. Rusia mohon se ka plane të tilla.

XS
SM
MD
LG