Lidhje

Kiana Kryeziu, skiatorja e parë nga Kosova në Lojërat Olimpike


Kosovo Kryeziu Beijing 2022
Kosovo Kryeziu Beijing 2022

Me punë dhe përkushtim ëndrra e skiatores 17 vjeçare nga Kosova, Kiana Kryeziu, po bëhet realitet. Ajo u kualifikua për pjesëmarrje në Lojërat Dimërore të Pekinit që fillojnë më 4 shkurt. Kjo është hera e parë që një skiatore nga Kosova siguron pjesëmarrjen në Olimpiadë.

Kiana Kryeziu, skiatorja e parë nga Kosova në Lojërat Olimpike
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:34 0:00



Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike të Pekinit, është një hap i madh për skiatoren 17 vjeçare Kiana Kryeziu dhe vendin që ajo përfaqëson.

Ajo është atletja e parë nga Kosova që merr pjesë në Lojërat Dimërore, pas garave të kualifikimit të zhvilluara në Itali.

“Nuk e prisja të ndodhte kaq herët. Ishte synimi im kryesor, një ëndërr e imja që po bëhet realitet. Ndoshta puna intensive e vitit të kaluar dha rezultate. Unë shkova në garat e fundit e sigurt dhe plotë vetbesim se do të kualifikohesha”, thotë Kiana.

Ajo shpjegon se rrugëtimi deri këtu nuk ishte i lehtë, pas stërvitjeve me vetëm katër orë pushim në ditë dhe sfidave për të siguruar fondet për të mbuluar shpenzimet e këtij sporti të shtrenjtë.

Kiana thotë se mbështetjen kryesore financiare e siguroi nga biznese private, ndërsa falenderon për mbështetjen edhe Federatën e Skiatorëve të Kosovës, Komitetin Olimpik dhe ministrinë e sportit.

"Kushtet sportive janë të mira, po përmirësohen çdo ditë. Por tani duam të punojmë në projekte afatgjate. Në vend që të punojmë në projekte afatshkurtëra, duam të punojmë në projekte afatgjata, duke stërvitur fëmijët për të paktën 4 vite dhe pastaj të arrijmë rezultate më të mira”, thotë Agim Pupovci, trajner nga Federata e Skiatorëve të Kosovës.

Skiatorja Kryeziu filloi të merret me këtë sport që në moshë të re. Babai i saj, Visar Kryeziu, fotograf i agjencisë së lajmeve Associated Press, ishte ai që vërejti talentin e vajzës së tij në këtë sport.

“Unë e kam mësuar Kianën të bëjë ski që kur ishte 5 vjeç. Në moshën 10 vjeçare ajo filloi pjesëmarrjen në gara. Pastaj kuptova se nëse investoj 10 për qind të kohës sime në të, rezultati do të jetë 110 për qind. Pashë mundësitë që ajo të zhvillohej dhe të bëhej një skiatore e mirë“, thotë zoti Kryeziu.

Stërvitjet e saj ishin të papërballueshme për buxhetin e familjes, por mbështetja financiare nga bizneset privatye i mundësoi asaj stërvitjen në Austri dhe Itali vitin e kaluar.

Synimi i skiatores nga Kosova është që të mos jetë më shumë se 10 sekonda prapa fitueses së Pekinit.

XS
SM
MD
LG