Lidhje

Netanjahu po negocion një marrëveshje lidhur me çështjen kundër tij për korrupsion


Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është duke negociuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë lidhur me çështjen gjyqësore për korrupsion, tha të dielën një person i përfshirë në këto negociata.

Marrëveshja, e cila mund të nënshkruhet që në fillim të jave, mund ta largojë Netanyahun nga skena politike izraelite për vite të tëra, duke i hapur rrugën një gare për udhëheqjen në partinë e tij Likud dhe duke transformuar hartën politike të Izraelit.

Marrëveshja gjithashtu do të shmangte një gjyq të gjatë që do të rrezikonte të njolloste trashëgiminë e zotit Netanjahu.

Një zëdhënës i tij nuk pranoi të komentojë.

Zoti Netanjahu po gjykohet për mashtrim, shkelje detyre dhe pranim ryshfeti në tre raste të veçanta. Ish-kryeministri, tani udhëheqës i opozitës, mohon të ketë kryer shkelje.

Personi i përfshirë në negociata tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë do të bënte të mundur rrëzimin e akuzave për ryshfet dhe mashtrim dhe do të eliminonte plotësisht një nga çështjet.

Personi kërkoi të mos identifikohej sepse nuk ishte i autorizuar të diskutonte për detajet e bisedimeve. Ai tha se një marrëveshje për pranimin e fajësisë ka të ngjarë të bëhet e njëhur në ditët në vijim.

Personi tha se një numër elementesh mbeten të pazgjidhura, përfshirë akuzën për "shkelje morale", e cila sipas ligjit izraelit do ta ndalonte Netanyahu nga politika për shtatë vjet.

XS
SM
MD
LG