Lidhje

BE paralajmëron kundër dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19


Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian po paralajmëron se dozat e mëtejshme përforcuese të vaksinave COVID-19 mund të dobësojnë sistemin imunitar të trupit, duke ia humbur atyre efektivitetin.

Marco Cavaleri, kreu i strategjisë për vaksinat në Agjencinë Evropiane për Mjekësinë, tha se vaksinat përforcuese mund të bëhen "një herë, ose ndoshta dy herë, por nuk mendojmë se duhet të përsëriten vazhdimisht". Zoti Cavaleri tha se ato duhet të ofrohen si vaksinimi vjetor kundër gripit.

Zoti Cavaleri është eksperti më i fundit shëndetësor që këshillon që të mos ofrohet një dozë e katërt e vaksinave me dy doza për COVID-19, në përpjekjen për të rritur mbrojtjen kundër varianteve të reja të koronavirusit.

Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore tha javën e kaluar se nuk kishte "nevojë urgjente" që njerëzit të bënin një dozë të katërt, pasi dozat aktuale përforcuese po ofrojnë mbrojtje të vazhdueshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë vazhdimisht se dhënia e dozave të para për vendet më të varfra është një prioritet më i lartë sesa dozat përforcuese për vendet më të pasura.

XS
SM
MD
LG