Lidhje

Ghislaine Maxwell, fajtore për joshjen e vajzave të abuzuara seksualisht nga Jeffrey Epstein


Personaliteti i njohur i jetës publike në Britani, Ghislaine Maxwell u shpall fajtore të mërkurën nën akuzat se joshte vajza mitura që abuzoheshin seksualisht nga milioneri Jeffrey Epstein. Juria e shpalli atë fajtore për pesë nga gjashtë akuzat me të cilat përballej, përfshirë trafikim seksual të të miturve. Epstein, një dhunues seksual i dënuar, vdiq në vitin 2019, ndërsa ishte në një burg në Manhattan.

Ghislaine Maxwell përballet me vite burg pasi u dënua për joshjen e vajzave adoleshente për t'u abuzuar seksualisht nga milioneri i amerikan Jeffrey Epstein.

Vendimi i shpallur të mërkurën, i dha fund një gjyqi njëmujor ku u paraqitën akuza për shfrytëzim seksual të vajzave deri në moshën 14-vjeçare.

Avokatët e Maxwellit thonë se do ta apelojnë vendimin dhe kanë besim se ajo do të shfajësohet.

"Ne besojmë fuqimisht në pafajësinë e Ghisliane-it. Natyrisht, ne jemi shumë të zhgënjyer nga vendimi. Kemi filluar tashmë punën për apelimin dhe jemi të bindur se ajo do të shfajësohet", tha avokatja mbrojtëse Bobbi Sterheim.

Ghislaine Maxwell, fajtore për joshjen e vajzave të abuzuara seksualisht nga Jeffrey Epstein
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:44 0:00

Juria diskutoi për pesë ditë të plota përpara se të shpallte Maksuellin fajtore për çdo akuzë, përveç njërës. Me sicilën prej akuzave që shoqërohet me dënim nga 5 në 40 vjet burg, ajo mund të kalojë vite të tëra në burg.

Lisa Bloom, avokate e viktimave, tha se dënimi i Ghislaine Maxwellit për joshjen e vajzave adoleshente që të abuzoheshin seksualisht ishte një "ditë monumentale për drejtësinë".

"Klientet e mija kanë kërkuar drejtësi për dekada me radhë dhe kjo mundësi u hoq në vitin 2019 kur Jeffrey Epstein u lejua të vriste veten në burg. Më në fund, më në fund, kemi drejtësi kundër Ghislaine Maxwell-it. Kjo do të thotë shumë për klientet e mija. Ajo kishte 60 vjet liri duke vepruar në atë mënyrë. Le të mos jetë më e lirë", tha Lisa Bloom, avokate e viktimave.

Avokatët e Maxwell-it thanë se ajo po përdoret si kok turku për krimet e kryera nga Jeffrey Epstein, i cili vrau veten në burg në vitin 2019.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG