Lidhje

Të paktën 30 emigrantë humbin jetën në detin Egje


Migrant
Migrant

Roja bregdetare greke njoftoi se 62 persona u shpëtuan të premten pasi një varkë me vela u përmbys rreth 8 kilometra larg ishullit Paros, në Egjeun qendror.

Të mbijetuarit, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, i thanë rojes bregdetare se rreth 80 persona kishin qenë në varkë.

Të paktën 30 emigrantë humbin jetën në detin Egje
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:31 0:00

Pesë anije patrullimi të rojes bregdetare, nëntë anije private, një helikopter dhe një avion ushtarak kërkuan gjatë natës për të mbijetuar. Në mesin e emigrantëve kishte dhe fëmijë.

Të enjten një tjetër anije me 90 emigrantë u mbyt në veri të ishullit Antikythera, ndërsa u regjistruan 7 viktima. Gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, një varkë që mendohet se mbante deri në 50 persona, gjithashtu emigrantë, u mbyt në ishullin Folegandros, me dhjetëra të dyshuar të zhdukur.

Ishujt Antikythera dhe Folegandros nuk janë në rrugën tipike për emigrantët dhe zyrtarët thonë se varkat të cilat u nisën nga Turqia, kishin si synim Italinë.

UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, vlerëson se më shumë se 2,500 njerëz vdiqën ose u zhdukën në det gjatë përpjekjeve për të arritur në Evropë këtë vit.

Greqia është një nga rrugët kryesore për në Bashkimin Evropian për refugjatët dhe emigrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi. Shumica kalojnë me varka apo gomone në ishujt afër bregdetit turk.

XS
SM
MD
LG