Rënia e rasteve të reja me COVID-19 në Afrikën e Jugut në ditët e fundit mund të sinjalizojë se rritja dramatike e rasteve të nxitura nga varianti i Omicronit mund të ketë arritur kulmin, thonë ekspertët e shendetësisë. Megjithëse gjetjet e hershme nuk janë përfundimtare, veçanërisht për shkak se shifrat ditore janë të prirura për luhatje, janë të dukshme shenjat se vala e fortë rasteve me Omicron në Afrikën e Jugut po dobësohet.
Bota po ndjek me vëmendje këtë zhvillim sepse Afrika e Jugut është vendi ku u identifikua për herë të parë Omicroni dhe ku varianti i shkaktoi një rritje të infeksioneve. Pasi arritën një maksimum prej afro 27,000 rastesh të reja në mbarë vendin të enjten e kaluar, infeksionet ranë në rreth 15,424 të martën. Në provincën e Gautengut, më e populluara e Afrikës së Jugut me 16 milionë njerëz, e cila përfshinë qytetin më të madh të vendit, Johanesburgun, dhe kryeqytetin e vendit, Pretorian, rënia e numrit të infeksioneve filloi më herët dhe ka vazhduar.
Facebook Forum