Lidhje

SHBA, kufizime mbi eksportet e teknologjive të përdorura për shkeljen e të drejtave të njeriut


Biden
Biden

Ndërsa takimi virtual dyditor për demokracinë i organizuar nga Presidenti Joe Biden përfundoi të premten, Shtetet e Bashkuara, Australia, Danimarka dhe Norvegjia njoftuan një program kontrolli të eksporteve për të monitoruar dhe kufizuar përhapjen e teknologjive të përdorura për të shkelur të drejtat e njeriut. Shtetet e Bashkuara po nisin gjithashtu programe për të mbështetur mediat e pavarura dhe përpjekjet kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

SHBA, kufizime mbi eksportet e teknologjive të përdorura për shkeljen e të drejtave të njeriut
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:58 0:00

Robotët, përgjimi me teknologji të identifikimit të fytyrës dhe programet që i kthejnë telefonat në pajisje spiunazhi, përdoren shpesh nga qeveritë për të vënë në shënjestër kundërshtarët politikë, aktivistët, gazetarët dhe grupet e pakicave.

"Ne jemi përqëndruar në nevojën për të fuqizuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe për t'u siguruar që teknologjia, e cila është aq e dobishme për jetën tonë, të përdoret për të avancuar demokracinë dhe njerëzit, dhe jo për t'i shtypur ata", tha Presidenit Biden.

Ndërsa takimi virtual dy-ditor për demokracinë, i organizuar nga Presidenti Joe Biden përfundoi të premten, Shtetet e Bashkuara, Australia, Danimarka dhe Norvegjia njoftuan një program kontrolli të eksporteve për të kufizuar përhapjen e teknologjive të përdorura për të shkelur të drejtat e njeriut.

“Ne kemi parë një keqpërdorim të gjerë të programeve të përgjimit dhe teknologjive të tjera që përdoren për të monitoruar qytetarët, duke kaluar kufirin e nevojës për të luftuar virusin. Ne kemi parë përhapjen e shpejtë të dezinformimit”, tha Sekretari i Shteti Antony Blinken.

Shtetet e Bashkuara njoftuan gjithashtu nisma për të fuqizuar aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, mediat e pavarura, dhe përpjekjet kundër korrupsionit. “Transparency International”, një organizatë globale e shoqërisë civile që është e angazhuar në luftën kundër korrupsionit, tha se rezultatet fillestare të takimit janë premtuese, por duhet bërë më shumë.

“Vendet e tjera nuk rritën angazhimet e tyre specifike në këtë drejtim ashtu siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara. Kështu që kjo është shqetësuese. Ato kanë pak më shumë kohë, qeveria amerikane u ka dhënë atyre afat deri në janar për të ofruar ide për angazhime konkrete”, tha Gary Kalman nga organizata “Transparency International”.

Disa ekspertë thonë se 424 milionë dollarët në fonde për këto iniciativa, të ofruara nga Shtetet e Bashkuara, që duhet të miratohen nga Kongresi, nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojën për të forcuar demokracinë në nivel global.

“Këto janë nisma dhe fonde që tashmë janë ndarë, përgjithësisht, për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, por që administrata Biden thjesht do të bëjë ndryshime të vogla në përdorimin e tyre. Por, kanë munguar idetë për ndarje të më shumë fondeve për këtë çështje”, tha Brett Bruen nga organizata “Global Situation Room”.

Demokracia është gjithashtu nën sulm nga rritja globale e populizmit, supremacistëve të bardhë dhe ekstremizmit, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

“Polarizimi po dëmton institucionet demokratike. Shkenca dhe arsyeja janë duke u sulmuar. E gjithë kjo po gërryen besimin mes njerëzve, udhëheqësve dhe institucioneve demokratike”, tha ai.

Takimi i radhës për demokracinë është planifikuar të mbahet pas një viti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG