Lidhje

Ekspozitë për Murin Kufitar


Ekspozitë për Murin Kufitar
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00

Një ekspozitë mbi murin kufitar mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës është hapur në Muzeun Kombëtar të Ndërtimit në Uashington. Me titullin “Muri: Çfarë është një mur kufitar?”, ekspozita shqyrton perspektivën e arkitekturës, dhe reflekton mbi ndikimin mjedisor, historik dhe simbolik të murit.

Ndërtimi i murit në kufirin SHBA-Meksikë ka qenë një çështje politike përçarëse. Për këtë arsye Muzeu Kombëtar i Ndërtimit në Uashington mendoi se ishte e rëndësishme të hapte ekspozitën mbi historinë e murit.

“Muzeu Kombëtar i Ndërtimit merr në konsideratë ndikimin e ndërtimit tek mjedisi, jeta dhe komunitetet tona. Ne besojmë se muri është një nga çështjet dhe projektet më të rëndësishme mjedisore të ndërtuara, të shekullit të kaluar. Dhe ne donim të ofronim një platformë që njerëzit të merrnin parasysh evolucionin dhe ndikimin e tij”, thotë presidentja e Muzeut Kombëtar të Ndërtimit, Aileen Fuchs.

Ekspozita është një përvojë gjithëpërfshirëse multimediale, me qindra fotografi, artifakte, pamje filmike dhe audio, si dhe instalacione tradicionale.

Hapja e tij përkon me një fluks rekord emigrantësh që përpiqen të kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, duke vendosur një barrë mbi komunitetet lokale kufitare dhe autoritetet amerikane.

“Ka patur shumë diskutime politike për murin kufitar, veçanërisht për kufirin jugor, me shumë opinione dhe qëndrime. Gjatë këtij debati, u bë e qartë se shumë njerëz nuk e kuptojnë gjendjen në kufirin tonë. Pra, kështu vendosëm të hapnim një ekspozitë, ku ne shpresojmë vizitorët do ta kuptojnë më mirë historinë e murit dhe të kufirit”, thotë zëvendës presidentja e Muzeut Kombëtar të Ndërtimit, Cathy Frankel.

Ekspozita tregon se si politikat e emigracionit në Shtetete Bashkuara kanë ndryshuar me kalimin e kohës dhe si u ndërtua muri. Ekranet ilustrojnë ndryshimin e politikave të Shtëpisë së Bardhë, rritjen e gjatësisë së murit, numrin e migrantëve të ndaluar dhe numrin në rritje të agjentëve të Patrullës Kufitare.

Në vitin 1924, për shembull, kishte vetëm 450 roje të Patrullës Kufitare. Deri në vitin 1992, numri i tyre u rrit në 4,000 vetë dhe sot ka arritur në mbi 19,500.

Që nga fundi i viteve 1990, më shumë se tetë mijë njerëz vlerësohet të kenë vdekur duke kaluar kufirin për të arritur në Shtetet e Bashkuara, kryesisht nga moti i nxehtë dhe dehidratimi.

"Kushtet janë vërtet rënda. Moti i keq dhe terreni i vështirë kanë bërë që shumë nga ata njerëz të mos jenë në gjendje të mbijetojnë", tha Sarah Leavitt.

Një pjesë e ekspozitës prezanton vepra arti. Artistja Ana Teresa Fernandez ka lyer pjesët e murit me ngjyrë blu.

Një instalacion tjetër ka një lisharëse për fëmijët. I projektuar nga arkitekti Ronald Rael dhe stilistja Virginia San Fratello, ai simbolizon unitetin dhe lidhjen mes njerëzve pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare.

XS
SM
MD
LG