Lidhje

Varianti Omicron dhe rritja e rasteve me COVID-19 në SHBA


Varianti i ri i Covid-19, Omicron vazhdon të përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara, duke nxitur vendosjen e masave për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin në Nju Jork dhe rishikimin e udhëzimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.Delta vazhdon të jetë varianti dominues në Shtetet e Bashkuara, por Omicroni mund ta ndryshojë këtë. Shkencëtarët po përpiqen të mësojnë më shumë rreth transmetueshmërisë dhe ashpërsisë së Omicronit përpara festave.

Varianti Omicron dhe rritja e rasteve me Covid-19 në SHBA
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:56 0:00

Numri i rasteve me Covid-19 në Shteteve të Bashkuara u rrit me 27% javën e fundit. Varianti i ri i Omicronit po shfaqet në një numër në rritje të shteteve amerikane.

"Kemi një rritje të madhe jo vetëm të numrit të rasteve me Covid-19, por edhe një rritje të sëmurjeve të rënda", tha Dr. Brad Greenberg, drejtor i Qendrës për Përgatitjet për Emergjencat.

19 shtete kanë konfirmuar të paktën një rast me variantin Omicron.

Në rastet më të fundit në Teksas dhe Havai, pacientët e infektuar nuk raportuan për udhëtime jashtë shtetit. Në rastet e tjera me variantin Omicron, si ato në Minesota dhe Misisipi, pacientët e infektuar raportuan se kishin udhëtuar në Nju Jork, ku kryebashkiaku Bill de Blasio njoftoi një masë të re të vaksinimit të detyrueshëm, i pari i këtij lloji në vend.

“Vaksinimi është arma kryesore në luftën kundër Covid-19-ës”, tha zoti de Blasio.

Masa që do të hyjë në fuqi më 27 dhjetor e bënë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë punonjësit e sektorit privat. Fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç do të duhet kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit për të hyrë në restorante, stadiume dhe vende të tjera, ndërsa ata të moshës 12 vjeç e sipër duhet të jenë plotësisht të vaksinuar.

"Unë mendoj se vaksina ka mbrojtur familjen tonë dhe njerëzit e tjerë", tha Yiling Chen.

"Nuk ka fare nevojë për këtë", tha zoti Charlie Cassara nga Koalicioni Amerikan për Fizkulturën.

Numri i infeksioneve në mesin e fëmijëve po rritet gjithashtu. Javën e kaluar, 133,000 fëmijë të tjerë rezultuan pozitivë në testet për Covid-19, duke e çuar në mbi 7 milionë numrin e fëmijët të infektuar më Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Me afrimin e dimrit Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, po inkurajojnë njerëzit të përdorin teste të shpejta të koronavirusit para se të marrin pjesë në tubime në ambiente të mbyllura, pavarësisht nëse ata janë të vaksinuar apo jo.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG