Lidhje

Greqi, Papa Françesku paralajmëron për kërcënimin nga populizmi


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku paralajmëroi të dielën se “përgjigjet e lehta” të populizmit dhe autoritarizmit kërcënojnë demokracinë në Evropë dhe bëri thirrje për një përkushtim të ri për të promovuar të mirën e përbashkët.

Papa Françesku shfrytëzoi një fjalim në Greqi, vendlindjën e demokracisë, për t'iu drejtuar Evropës në përgjithësi, duke argumentuar se vetëm multilateralizmi i fuqishëm mund të trajtojë me sukses çështjet urgjente, si mbrojtja e mjedisit dhe pandemia. Ai nuk përmendi vende specifike të Evropës gjatë fjalimit të tij. Megjithatë, Bashkimi Evropian ndodhet në një ngërç me Poloninë dhe Hungarinë për çështjet e sundimit të ligjit, me Varshavën që këmbëngul se ligji polak është mbi politikat dhe rregullat e BE-së.

Në të njëjtën ditë që Papa Françesku paralajmëroi për kërcënimin populist në Evropë, udhëheqësit populistë të krahut të djathtë u takuan në Varshavë dhe deklaruan se do të punojnë më ngushtë së bashku për të mbrojtur sovranitetin e vendeve të tyre në Parlamentin Evropian.

Në Athinë, Papa Françesku u takua me Kryepeshkopin Ieronymos, kreun e Kishës Ortodokse të Greqisë, për të përmirësuar lidhjet midis kishave të tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG