Lidhje

Bashkohet me familjen gazetari amerikan që ishte burgosur në Mianmar


Danny Fenster, center, hugs his mother Rose Fenster as former U.S. diplomat Bill Richardson, right, looks on at John F. Kennedy Airport in New York, Nov. 16, 2021.
Danny Fenster, center, hugs his mother Rose Fenster as former U.S. diplomat Bill Richardson, right, looks on at John F. Kennedy Airport in New York, Nov. 16, 2021.

Në një takim emocional, gazetari amerikan Danny Fenster u bashkua me familjen e tij, 6 muaj pasi u arrestua nga junta ushtarake në Mianmar.

Danny Fenster, 37 vjeç, u lirua të hënën, disa ditë pasi një gjykatë në Jangon e dënoi atë me 11 vjet burg për akuzat e ngritura nga junta ushtarake.

Bashkohet me familjen gazetari amerikan që ishte burgosur në Mianmar
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

“Nuk kam fjalë, kjo është e mahnitshme”, tha Rose Fenster, nëna e gazetarit të liruar.

Lirimi i tij erdhi pas negociatve midis qeverisë ushtarake të Mianmarit dhe zyrtarëve të lartë amerikanë, përfshirë ish-ambasadorin amerikan në OKB, Bill Richardson.

“E kam pritur për një kohë të gjatë këtë moment, e kam imagjinuar kaq shumë dhe kaq gjatë”, tha Danny Fenster për gazetarët.

Zoti Fenster u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Jangonint, pak para se të hipte në një avion për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Mianmar ndodhi një grusht shteti nga ushtria, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 1 mijë civilëve si dhe arrestimin e 8 mijë të tjerëve.

Ai u dënua me 11 vjet burg nën akuzat për kontakte të paligjshme, nxitje kundër ushtrisë dhe shkelje të rregullave të vizave.

“Unë do të gjej kohë për të festuar dhe qëndruar me familjen time. Dhe më pas do të ndihmoj gjithë të tjerët, jo vetëm gazetarë por shumë qytetarë; mjekë, mësues që tani janë në burg padrejtësisht në Mianmar”, tha zoti Fenster.

Ai mbërriti në Nju Jork të martën në mëngjes me ish-diplomatin amerikan Bill Richardson, i cili shkoi në Mianmar për t’u takuar me krerët e lartë të juntës.

Ish-ambasadori amerikan në OKB, i cili negocoi me juntën ushtarake të Mianmarit tha në një bisedë me Zërin e Amerikë se “gazetarët janë më të rrezikuarit, sepse kur raportojnë faktet, i shqetësojnë këto qeveri autoritare”.

“Ne duhet të mbrojmë çdo të burgosur politik, peng, veçanërisht amerikan. Por unë shoh që gazetarët janë më të prekshëm kudo, jo vetëm në Azinë Juglindore, por edhe në Rusi dhe në Amerikën Latine për raportimet e tyre, dhe kjo është e gabuar. Ata po bëjnë punën e tyre”, tha zoti Richardson.

Zoti Fenster u lirua një ditë para se ai të përballej me akuzat për terror dhe rebelim dhe që mund të dënohej me burgim të përjetshëm.

Por për gazetarin e pavarur në Mianmar, Aye Chan Naing çdo dënim i dhënë nga junta ushtarake është krejtësisht arbitrar.

“Ju e dini që këtu nuk ka shtet ligjor. Ligji është në mendjen e gjeneralëve dhe ata mund ta bëjnë çtë duan dhe nuk u intereson asgjë. Kjo është ajo që po ndodh”, thotë gazetari Aye Chan Naing.

Muajin e kaluar, mijëra familjarë të protestuesve pro-demokracisë që janë të arrestuar, u mblodhën përpara një burgu me shpresën se të dashurit e tyre do të liroheshin.

Junta ushtarake e Mianmarit kishte premtuar se ata do të liroheshin, pas presionit ndërkombëtar në rritje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG